Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Nga Dr. Bislim Ahmetaj
Faleminderit për kohën dhe predispozitën tuaj për të na pritur dhe dëgjuar për një çeshtje kaq sensitive dhe delikate siç është marrëveshja e ujërave të Jonit me Greqinë.
Ne që jemi sot në këtë takim me Presidentin e Republikës nuk mund ta provojmë që jemi më patriotë se shumica e shqiptarëve, por ndoshta jemi pak më guximtarë, pak më kurajoz, më të lirë, të pakapur dhe më të përgjegjshëm.
Arësyeja kryesore pse jemi sot tek ju është shurdhëria e institucioneve shtetërore për çeshtjen e ujërave territoriale me fqinjin tonë jugor.
Para një jave i kërkuan Kryeministrit të vendit nga Sheshi Skenderbeu, i cili ironikisht është edhe Ministër i Jashtëm të informonte zyrtarisht shqiptarët për negociatat që qeveria shqiptare ka bërë për këtë çeshtje.
I kërkuam gjithashtu të bënte publike bisedën që ka pasur me ministrin e jashtëm të Greqisë,
I kërkuam të bënte publike qëndrimet e qeverisë shqiptare për projektin e shpallur në parlamentin grek nga kryeministri Mitsotaqis.
Si përgjigje nga Kryeministri dhe njëkohësisht ministër i jashtëm morëm shantazhimin, anatemimin, sarkazmën dhe ironinë bajate nëpër rrjetet sociale dhe nëpër takime publike siç ishte edhe rasti i djeshëm gjatë përkujtimit të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës.
Është e frikshme dhe e turpshme për një vend sovran si ky i yni që e ka humbur besimin tek kryeministri i vendit deri në atë masë sa shoqëria civile, veprimtarët social dhe patriotët ti drejtohen dhe të kërkojnë ndihmën e Presidentit të vendit për të mbrojtur Atdheun nga qeveria e vet.
E di që jemi në kushte dhe rrethana absurdi por e verteta na tremb, ndaj jemi edhe të shqetësuar.
Ai, kryeministri i vendit tim na ka vertetuar botërisht që ishte i përfshirë në aferën e shkëmbimit të territoreve të Kosovës me Serbinë(!)
A nuk u vertetua që Kryeministri Rama u angazhua dhe u investua si krahu i djathtë i Presidentit Serb Vuçiç në gjoja Shengenin Ballkanik duke shmangur dhe injoruar Kosovën(!)
A nuk ishte Kryeministri ynë që vetëm para pak ditësh shkeli haptazi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë duke i bërë thirrje qytetarëve të Malit të Zi për të votuar partinë e gjoja mikut të tij Millos, duke injoruar faktorin shqiptarë, të cilin e ka detyrim kushtetues, gjithashtu duke shkelur çdo standart dhe normë diplomatike si drejtues radhës i OSBE/ ODHIR-it( !)
Këto dhe shumë arësye të tjera e kanë bjerrur dhe fshirë besimin se Kryeministri i vendit tonë mbron interesat e shqiptarëve.
Ndaj NE kërkojmë nga ju zoti President, si garant i Kushtetutës, si kryetar i shtetit që të përdorësh çdo mundësi që ta njeh ligji dhe kushtetuta e vendit që shqiptarët së paku të informohen lidhur me këto çeshtje:
1-Të bëhet publike dhe të botohet të paktën në tri gazeta me shpërndarje kombëtare marrëveshja e nënshkruar nga qeveria e Partisë Demokratike.
2- Të bëhet publik me të njëjtat kushte botimi vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anullimin dhe pezullimin e asaj marrëveshje.
(Arësyeja pse duhen publikuar këto dy dokumeta është e thjeshtë 99% e shqiptarevl s’kanë asnkë fijeni për to veç thashethemnajës dhe tymnajës propagandistike për ti fshirë nga kujtesa njerëzve ).
3-Të bëhen publike dhe të botohen negociatat e Ministrisë së Jashtme te Republikës së Shqipërisë me atë të Greqisë të kohës kur ministër i Jashtëm ishte z. Ditmir Bushati.
4. Ti kërkosh Kryeministrit të bëjë publike në zbatim të ligjit për informim bisedën telefonike me Ministrin e Jashtëm të Greqisë si dhe axhenta e vizitës së tij të lajmëruar në Shqipëri.
5-Ti kërkosh qeverisë shqiptare transperencë të plotë për këtë marrëveshje sensitive që Shqipëria të mos përdoret si “bedel” apo precedent për kufijtë detar të Greqisë me Turqinë apo vende e tjera. Pasi vendi ynë është përdorur mjaftueshëm në histori si shembull dhe urë për përfitimet e vendeve të tjera.
Greqia është një vend mik, një fqinj ku jetojnë gati një milion shqiptarë por kjo nuk duhet të përbej precedent apo shkak që politikanët shqiptarë për hir të karriges së pushtetit të falin det apo të bëjnë bedelin për precedentë diplomatik për vende të tjera të rajonit.
Ndaj ne kërkojmë angazhimin tuaj të fuqishëm kushtetues para se Kryeministri të na vëj para fakteve të kryera.
E kërkojmë këtë angazhim tuajin si një detyrim kushtetues por edhe si një sprovë tuajen përsonale si politikan karrjere me përvojë.
Faleminderit.
Nga Azgan Haklaj Identiteti kulturor në rrezik nga matrapazë...
Tashmë është faktuar që të paktën nga shtatori 2019 deri në ...
Për të kuptuar se përse nuk bën përpara vendi ynë, mjaft të ...
Nga Ibrahim BajramiSot u ndjeva i fyer nga një deklaratë e k...
* Ngadhënjimi i Trumpit shpresa e njerëzimitBota e lirë sheh...
Rruli i Rulit të Arsidit dhe djaloshi i çelur në inkubatorët...
Rezultati i zgjedhjeve në Mal të Zi ishte një shpullë e papr...
Nga Lorenc Vangjeli…sepse mund të vijë një ditë që do të ket...
A e dini kur Lulzim Basha e shpiku idenë e mijëra kandidatur...
Nga Ilir Levonja Një nga arsyet që kuotat e Donald Trump-it ...
Nga Mentor Kikia * Ne nuk kemi thjeshtë nevojë për të ndrysh...
Nga Agron Tufa* Mesazhi im personal e botëkuptimor për Opozi...
Një artikull alarmant i “The Economist” për shpopullimin dhe...
Nga Nebil Çika *Thirrje !Të nderuar bashkëtdhetarë që keni t...
Intelektual nuk është çdo kush që ka një diplomë, aq më shum...
Një karrige deputeti, një kandidim çfarë nuk të bën. Të humb...
Në çdo gusht, bektashinjtë ngjiten deri në lartësinë e 2416 ...
Nga Genc Pollo Në korrik shkruajta artikullin “Një kryesi që...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...