Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Nga Ibrahim Bajrami
Sot u ndjeva i fyer nga një deklaratë e kryeministrit, jo për ato që tha por në fakt për harresën apo më keq, gënjeshtrën në ato që nuk tha. Jo or jo! Ke dhe me katër turne e ca fëmijë, bashkë me prinërit e tyre, do picirepsen me mësim në orët e vona të pasdites e orët e para të natës. Po le ta marrim pak me nge se e keqja këtu është ca më thellë. Deklarata e fundit e kryeministrit tregon për masat e marra në kushtet e CVID-19 në shkolla. Punë e vështirë për të qenë realist dhe i uroj të gjithë atyre që përpiqen Suksese! se nga kjo do të varet dhe e ardhmja e arsimit të fëmijëve tanë.
Përmendi shkolla që do të funksionojnë me tre, dy dhe një turn. Po pse o kryeministër nuk flet dhe me Sarandën. Qyteti ka dy shkolla dhe të dyja kanë komunikuar prindërve se do të funksionojnë me katër turne. Po dy shkolla në fakt, dhe me asnjë klasë shtesë, ky qytet ka pasur që nga vitet 1970 (faleminderit xhaxhi Enver). Në 50 e kusur vite asnjë shkollë e re për Sarandën. Ooooo, sigurisht ka një korpus të rri i cili zvarritet për mungesë fondesh; po c’janë gjashtë vite; por ndërkohe shkollat e ish qytetit 9000 banorë tani funksionojnë për 50000 bamorë. 1200+ nxënës secila. Për fat të mirë e të keq bashkë, ky kryeministër është deputet i qarkut të Vlorës që disi e sadopak midis punëve do ta sillte dhe ne Sarandë, po ja që me sa duket sndodh.
Problemi nuk është në fakt vetëm tek shkolla. Saranda është praktikisht qyteti më i largët në kohë udhëtimi nga Tirana megjithëse janë bërë riparime, shkurtime, zgjerime të shumta. 271 km bëhen per 5 orë dhe nja dy here rrezik jete e ndoshta dhe ndonjë gjobë. Saranda e Ksamili (ky i fundit dhe 20 minuta më larg, le të mos numërojmë Konispolin se bëhemi me turp) në fakt janë ai destinacioni turistik që për sa i përket kujdesit qeveritar shpesh janë pas kategorisë së dytë. Nuk po flas për Delvinën që është në të njëjtën karroqe po që në fakt është drejt kthimit në fshat dhe këtu konkuron me shumë sukses edhe ish qyteza. E vërteta është se gjjeografia nuk ndryshon dot por rruget sigurisht që mundeshin të ishin bërë. Një (shyqyr) nga segmentet e propozuara prej vitesh, më në fund, në 12 vitet e fundit kaloi nga premtim në investim të zvarritur (as I pari e as I fundit) që para nja tetë muajsh të ndalohej nga ministrja e transporteve si jo prioritare dhe tashmë të rinisë prapë me shirita e gërshërë njësoj si dhe nja tre a katër herë më parë.
Këtë pako boulevard që e ribëjnë për herë të futja-kot as pas 8 muajsh nuk bëhet fjalë të shohim finalizimin që u premtua të vinte në tre muaj. Sezoni erdhi e iku e bashkë me të dhe shpresa se do ta marri njeri seriozisht këtë punë. Ndërkohë firma punon me nge e pa kosto se kostot pse jo le ti ketë biznesi i Sarandës e pse jo dhe turisti se dhe kështu nuk i ngeli koka prapa në pastërtinë, e cmimet që gjeti. Plazhi tradicional e zbukurues i shëtitores tashmë eshtë shesh punimesh e grumbullimi betoni po kjo cdo ditë e më pak e shqetëson qytetarin, tani duket se vetë bulevardi ska për tu berë as për sezonin e ardhshëm (mbase këtu e kam gabim se viti që vjen ka fushatë e kjo bën mrekullira).
Sikur kaq të mos ishin paq, po nuk na lënë as mizat. Kemi një hall e skemi me kë ta qajmë e kush të na dëgjojë. Po pse o të uruar kaq keq I arsimuar të jetë ky qytet që deri sot nuk i keni dhënë asnjë intelektual të vetin ta prezantojë në parlament?!! Po mbase do u hynte dhe ju në punë se do ju thosh ndonjë llaf më shumë. Këtë herën e fundit të parin nga Saranda, PS e kish të tetin a të nëntin po mbase ngaqë kish lista djem me prejardhje nga zona e Himarës ishin të Justifikuar. Po PD e kish të pestin kur mezi mori 3, po këta të fundit dhe kështu rrallë na kujtonin. Për hatër të një mikut tim të ndjerë, shpesh thosh, “Saranda e Delvina (Konispol e Ksamil ishin të përfshira) nuk kanë pas një deputet të djathtë në parlamentin Shqiptar që nga koha e Sulejman Delvinës!”
Ky kryeministër, ai më parë e sa mban ky palo tranzicion “nga keq në më mirë, po goxha keq deri tani”, me përjashtimin e shkurtër të 6 muajve të fushatës elektorale 2005 kur Ish kryeministri Nano ishte kandidat në këtë qytet (nga përqindjet më të larta të Socialistëve në Republikë), e kanë harruar apo përzgjedhur për harresë Sarandën. Është kollaj të them që marëveshja për detin në fakt ka vite që de fakto ekziston e në fakt përfshin në heshtje dhe tokën me një apati qeveritare për ta kujtuar Sarandën. Ky qytet ka vite që ndihet jetim.
* Ngadhënjimi i Trumpit shpresa e njerëzimitBota e lirë sheh...
Rruli i Rulit të Arsidit dhe djaloshi i çelur në inkubatorët...
Rezultati i zgjedhjeve në Mal të Zi ishte një shpullë e papr...
Nga Lorenc Vangjeli…sepse mund të vijë një ditë që do të ket...
A e dini kur Lulzim Basha e shpiku idenë e mijëra kandidatur...
Nga Ilir Levonja Një nga arsyet që kuotat e Donald Trump-it ...
Nga Mentor Kikia * Ne nuk kemi thjeshtë nevojë për të ndrysh...
Nga Agron Tufa* Mesazhi im personal e botëkuptimor për Opozi...
Një artikull alarmant i “The Economist” për shpopullimin dhe...
Nga Nebil Çika *Thirrje !Të nderuar bashkëtdhetarë që keni t...
Intelektual nuk është çdo kush që ka një diplomë, aq më shum...
Një karrige deputeti, një kandidim çfarë nuk të bën. Të humb...
Në çdo gusht, bektashinjtë ngjiten deri në lartësinë e 2416 ...
Nga Genc Pollo Në korrik shkruajta artikullin “Një kryesi që...
Shqipëria është një vend i vogël dhe me resurse të pakta për...
Politika e shtrenguar e qeverise me testimet per Covid 19 ka...
Nga Ilir LevonjaNë kohën që Edi Rama përpiqej të lidhej me L...
Ili Meta dhe Erjon Velija i paskan dhënë fund sot qetësisë p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...