Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Nga Ilir Levonja
Një nga arsyet që kuotat e Donald Trump-it janë më të ulta se rivali i tij, është përqendrimi i luftës politike tek personi dhe jo problemet gati depresive që po kalon vendi. Sot papunësia është kryefjala, megjithatë fushata politike ka arritur kulmin e një lloj propagande karshi personit. Për herë të parë Amerika është në ujrat e vendeve ku dominon uni dhe jo indeksi ekonomik apo shoqëria. Që e bën majta është normale, por kur e bën edhe djathta, asesi.
Palët po merren deri me aksentin e zonjës së parë kur dihet që ky vend është trualli i emigrantëve. E solla këtë situatë për t’i thënë shqiptarëve në Malin e Zi se retorika propagandistike është kanceri real i çdo shoqërie. Dhe kur bëhet fjalë për pakicat etnike, është murtajë, a pandemi, quajeni si të doni, por në një fund të çojnë të gjitha në humbjen e padiskutueshme deri në shpërbërje. Pakicat kombëtare kanë dy shtylla bazë, të drejtat e tyre dhe ekonomi të qëndrueshme.
Statusi social sot i shqiptarëve aty në 10% e shoqërisë malazeze me 10 parti politike, është totalisht i pa konceptueshëm dhe jo i pranueshëm. Që të mbijetoni duhet të votoni për veten dmth të drejtat tuaja. Dhe kjo bëhet përmes një unisoni perfekt të gjakut shqiptar. Eshtë e trishtueshme t’i referoheni Shqipërisë dhe Kosovës, megjithëse kjo e fundit ka koncept më progresist në balancimin e pushtetit, prapë akoma nuk ka vënë në provë ekonominë e saj. Shembull i unifikimit ishte dhe rezultati i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, megjithëse me koalicion.
Perfeksioni do ishte me një lëvizje të unifikuar. Si rast të dështimit keni Menduh Thaçin dhe ta mendosh se kush qe dijetari që e themeloi atë forcë politike. Shqipëria e ka humbur modelin frymëzues, mjaft të dëgjosh se si kryeministri i saj u kërkon të votoni një parti malazeze për shkak të aleancës me gjoja partitë simotra në vendet e rajonit. Dhe ajo që është më e rëndomta e ka humbur modelin frymëzues edhe si shoqëri. Eshtë e gjitha në funksion të njëshave dhe të mercenarëve e ndërgjegjësuar që po shpërbëhet. Të mbyt me të njëjtat argumenta që të kërkoj votën për të ardhur në pushtet. Përshembull plehrat ligji i plehrave në 2013 ishte vrasje kombëtare, sot është aset kombëtar.
Marrëveshja e detit me Greqinë ishte tradhti kombëtare, sot është e drejtë legjitime e Greqisë. Mbyllja publike, a izolimi ishte shtrëngim kombëtar i gjendjes së luftës, sot hapje totale. Kur them si Shqipëria dhe Kosova kam parasysh edhe një detaj tepër thelbësor, atë të çështjes kombëtare. Ndofta vendet e tjera të rajonit mund ta kenë luks që një forcë e vetme, a një mazhorancë, ka të drejtën kushtetuese të diskutoj kufijtë a territoret, por asesi ne shqiptarët.
Pasi fakti histori na bie kokës, jetojmë sot të ndarë në 5 shtete. Çështjet kombëtare duhet të jenë unison kombëtar, kjo me pjesëmarrje të domosdoshme të palëve. Kur të arrimë të mundim egon tonë atëherë do të jemi të denjë të këshillojmë në rastin konkret bjellorusët. Kur të kemi ekonominë tonë të fortë atëherë do jemi të aftë të kuptojmë se sa përjetësisht na k gërryer nacionalizmi i sëmurë karshi dovletit, përçarja a interesi i ulët i bythës, me një fjalë i karriges jo i vendit. Kjo është Shqipëria e deri diku Kosova, ndaj ndihmojini dheun amë. Unifikohuni në një lëvizje të vetme, atë të shqiptarëve dhe përkushtojuni ekonomisë dhe të drejtave të njeriut.
Nga Mentor Kikia * Ne nuk kemi thjeshtë nevojë për të ndrysh...
Nga Agron Tufa* Mesazhi im personal e botëkuptimor për Opozi...
Një artikull alarmant i “The Economist” për shpopullimin dhe...
Nga Nebil Çika *Thirrje !Të nderuar bashkëtdhetarë që keni t...
Intelektual nuk është çdo kush që ka një diplomë, aq më shum...
Një karrige deputeti, një kandidim çfarë nuk të bën. Të humb...
Në çdo gusht, bektashinjtë ngjiten deri në lartësinë e 2416 ...
Nga Genc Pollo Në korrik shkruajta artikullin “Një kryesi që...
Shqipëria është një vend i vogël dhe me resurse të pakta për...
Politika e shtrenguar e qeverise me testimet per Covid 19 ka...
Nga Ilir LevonjaNë kohën që Edi Rama përpiqej të lidhej me L...
Ili Meta dhe Erjon Velija i paskan dhënë fund sot qetësisë p...
Në kulmin e krizës humanitare të Kakavijës shumëkush është ç...
Sot m’u dhimbs shumë Rexhep Meidani. Sepse e kishin futur në...
Nga Namir Lapardhaja Publikimi i disa mesazheve fyese dhe kë...
Nga Dr.Arben RamkajNdonëse fqinjë me njëri-tjetrin, raportet...
Nga Luan RamaE pavend dhe e pakuptimtë polemika apo retorika...
Duket sikur në këto muaj mbi ekonominë shqiptare ka kaluar n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...