Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Nga Namir Lapardhaja
Publikimi i disa mesazheve fyese dhe kërcënuese të kryebashkiakut aktual të Tiranës, e njëkohësisht trashëgimtarit politik të kryeministrit Rama, ndaj pronarit të dy televizioneve, Ylli Ndroqit, ka rikthyer në qendër të vëmendjes së publikut një pyetje të rëndësishme: ku e marrin gjithë këtë siguri drejtuesit e sotëm të Rilindjes që edhe kur e shkelin ligjin kaq hapur, edhe kur u bëhen publike shkeljet, sërish nuk kanë frikë nga hetimi?
Në fakt, këtë pyetje duhej ta kishim me zë të lartë të gjithë, madje edhe ata që besuan se socialistët e drejtuar nga Rama ishin të shqetësuar për të rikthyer drejtësinë kur nisën të propagandonin Reformën në Drejtësi.
Është e qartë për këdo pesha e madhe e së keqes që sjell mungesa e gjykatave në Shqipëri. Më e trishtë është heshtja e institucioneve të reja të drejtësisë që u bekuan nga të gjithë, përfshi edhe ndërkombëtarët. Pra, thjesht vlen të pyesim: çfarë hetojnë këto institucione kur, edhe pas zbulimit të fakteve, nuk shënojnë asnjë nisje hetimi? Qoftë edhe për t?i nxjerrë të pafajshëm formalisht. Duket se Rilindja është në gjurmët e ish-diktatorit Hoxha, që kur shkelte në mënyrë të hapur ligjet e tij diskriminuese për qytetarët, thoshte: ?Pse, ligjet tona do të na pengojnë ne?!?
Ndërkohë, për këdo që ka besuar deri më sot se Veliaj është i shqetësuar për qytetarët e Tiranës, apo për të përmirësuar qeverisjen e ?Rilindjes?, duhet të kuptojë se thjesht kemi të bëjmë me një njeri që e ka nisur të gjithë karrierën e tij me mashtrime.
Kujtdo mund t?i kujtohet se më 1 Qershor 2011 Erion Veliaj do të sajonte në mënyrën më tipike të politikës së tij një histori rrëmbimi me Griselda Zaimin, në atë kohë bashkëjetuese me të sapozgjedhurin në krye të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshin.
Veliaj, duke i hipur kalit të gënjeshtrave, e bëri publike për ndërkombëtarët mashtrimin, ndërkohë që, më pas, nuk u përpoq ta përgënjeshtronte kur vetë protagonistja e historisë pranoi blofin.
Po ashtu, në shtator 2014, kur ishte në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale, Veliaj deklaroi pa iu dridhur qerpiku se kishte arritur të bënte dasmën luksoze në Kalanë e Gjirokastrës me paratë e nënës së tij. Një gënjeshtër që do fyente inteligjencën e çdo fëmije, e jo më të rrituri.
Në një shoqëri normale, ku do të funksiononte morali, ose, të paktën, ligji, do të mjaftonin këto dy raste që Veliaj të mos ishte në asnjë cep të politikës. Mirëpo, forca politike dhe kryeministri aktual e ka atë një nga bashkëpunëtorët e vet më të ngushtë.
Dhe do të mjaftonte pikërisht dasma e tij e vënë në hije dyshimi nga televizioni ?Agon Channel?, që ky i fundit të mbyllej me dhunë, ndërkohë që sot duhet të paguajmë për këtë tekë të dyshes Rama-Veliaj mbi 100 milionë euro.
Veliaj nuk shqetësohet aspak kur gënjen. Ai nuk turpërohet as kur del kaq hapur të thotë se është nxirë duke lexuar në ballkon (edhe pse deklaron gjatë intervistës së porositur se kishte probleme me shikimin). Ai nuk turpërohet, sepse forca politike së cilës i është përkushtuar e ka gënjeshtrën të vetmin mjet komunikimi.
Ai ndoshta është pikërisht trashëgimtari i parashikuar i Ramës në PS, pasi e përdor gënjeshtrën kaq hapur. Sepse ?Rilindja? gënjeshtrën e ka të vetmin program politik për qytetarët shqiptarë, ndaj dhe Veliaj po bënë gati provat gjenerale për të zëvendësuar Ramën pas humbjes së zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Ai është hedhur në sulm si njeriu që di të mbyllë media, që di të bëjë presione, që nuk ka asnjë problem të fyjë gazetarët që nuk pranojnë kasetat dhe që dalin kundër vendimeve të tij.
Ai thjesht po bënë provat që, pas humbjes së zgjedhjeve, të mos ketë asnjë rival për të zëvendësuar Ramën. Ai është gënjeshtari që i duhet Ramës për të garantuar trashëgiminë e tij në PS. Duket se provat gjenerale janë në kulmin e vet, dhe aktori Veliaj është duke e luajtur këtë rol ashtu siç e ka parashikuar kumbari i tij politik.
Nga Dr.Arben RamkajNdonëse fqinjë me njëri-tjetrin, raportet...
Nga Luan RamaE pavend dhe e pakuptimtë polemika apo retorika...
Duket sikur në këto muaj mbi ekonominë shqiptare ka kaluar n...
Nga Ilir Levonja1) Shoh një tufë legenësh që në këtë katrahu...
Është debati tipik i një panairi të vogël kotësish. Verë, va...
Nga Tanush ÇaushiKëto ditë Kryetari i Bashkisë Erion Çekia, ...
Nga Artan FugaGreqia pranon 700 vetë në një pikë kufitare, d...
Që prej 3 ditësh një numër i madh shqiptarësh, një pjesë e m...
Nga Prof. Pëllump G. PilinçiS’ka shqiptar qe te mos e kete t...
Në këto kohë të vështira për njerëzimin dhe si për të gjithë...
Në javët e para të muajit Mars kur vlerësoja si pozitive mas...
Nga Flutura AçkaKisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i ...
Ekonomia boterore do te humbase 21 trilione dollare prodhim ...
I vetmuar në agoni, pa miq e pa shokë, pa asnjë njeri nga at...
Nga Prof.Pellump G.PilinçiNuk do të përpiqesha t’ju shkruaja...
Procesi i vetëshpallur si era e re e ndryshimit të PD, nuk r...
E kam tepëruar?! Ndofta, po!Më pëlqen arti poetik i mikut ti...
Nga Ermal MulosmaniNë ditët e fundit të Parlamentit të shkua...
Lulzim Basha ishte sot në Manzë, në një familje që jeton në ...
Rreth 7 vite më parë e vetëshpallura “rilindje” në kuadër të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...