Cili Covid-19 po i vret vërtet shqiptarët?
Nga Flutura AçkaKisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i ...
Në javët e para të muajit Mars kur vlerësoja si pozitive masat e karantinës, disa miq të faqes që i kundërshtonin këto masa, më kritikonin se po bëja politikë në favor të qeverisë dhe OBSH-së.
Shumë prej tyre akoma m?i përmendin statuset e muajit Mars, duke më kujtuar një film të kohës së komunizmit kur personazhit i zbulojnë në biografi një të afërm që e kishte nisur luftën si ballist për t?a përfunduar si partizan.
Ndërkohë nga fundi i muajit Mars e në vijim kam mbajtur një qëndrim gjithmonë e më kritik ndaj asaj që është duke (mos) bërë Ministria dhe Komiteti. Sërish më kritikojnë se jam duke bërë politikë me COVID-in, por kësaj here në favor të opozitës.
A ËSHTË KJO QË PO BËJ UNË DHE KOLEGËT POLITIKË ME COVID-IN?
Në Shqipëri çdo çështje herët a vonë politizohet dhe COVID-i nuk mund të bëjë përjashtim. Nga njëra anë, qeveria promovon suksese dhe arritje, kurse nga ana tjetër opozita konstaton dështime. Në pamje të parë, debati mbi COVID-in duket sikur i nënshtrohet ?rregullit të përgjithshëm?, sepse debate të polarizuara në ekstrem bëhen edhe për ekonominë, drejtësinë, zgjedhjet, arsimin, integrimin dhe pothuajse çdo temë që hidhet për diskutim.
SIPAS MENDIMIT TIM, NDRYSHIMI KËSAJ HERE QËNDRON NË TË PAKTËN DY PIKA TË FORTA:
SË PARI, KUR FLITET PËR COVID-IN KANË ZË EDHE EKSPERTËT DHE JO VETËM GJITHOLOGËT QË JEMI MËSUAR T?I SHOHIM TË DISKUTOJNË PËR GJITHÇKA (SIGURISHT EDHE PËR COVID-IN).
SË DYTI, NË RASTIN E COVID-IT EKZISTOJNË DISA FAKTE KOKËFORTË QË JANË SHIFRAT.
Të përshkruash gjendjen katastrofike të masave kundër COVID-it në Shqipëri nuk është politikë boshe, sepse për këtë gjendje flasin faktet dhe jo fjalët!
– Kur thua se Shqipëria ka numrin më të ulët të testeve për banor në Europë, ky është fakt!
– Kur thua se prej fundit të Majit, kemi rritje të pandalshme të numrit të rasteve dhe të vdekjeve, ky është fakt!
– Kur thua se ka disa javë që Shqipëria qëndron në 5 vendet e para në Europë për numrin e vdekjeve për 1 milion banorë, ky është fakt!
– Kur thua se ka disa javë që Shqipëria qëndron në 10 vendet e para në Europë për numrin e rasteve të reja për 1 milion banorë, ky është fakt!
– Kur thua se spitalet COVID-1 dhe 2 kanë arritur kapacitetin e tyre, jo vetëm me 114 pacientët e diagnostikuar, por edhe me dhjetëra pacientë të tjerë të dyshuar si të prekur nga COVID, ky përsëri është fakt!
Kur rendit këto fakte, nuk bën politikë dhe nuk mbështet këtë apo atë parti opozitare!
Thjesht i thua Ministrisë dhe komitetit se përgjigja e tyre ndaj covid ka dështuar dhe ose duhet të ndryshojnë kurs urgjentisht, ose duhet të largohen duke u kërkuar falje shqiptarëve që po u rrezikojnë çdo ditë shëndetin dhe jetën, po u shkatërrojnë ekonominë dhe jetën sociale dhe po i izolojnë sërish nga bota e qytetëruar duke i bërë ?ortakë? të vetëm me bjellorusinë e lukashenkos.
Kritikëve (dhe sidomos kritikëve që kanë shitur lëkurën tek pushteti) u thua se ky vend nuk ka vetëm politikanë, gjysmagjelë dhe lapanjozë, por ka edhe ekspertë! në se jemi ekspertë të zotë apo të pazotë na gjykon tregu i punës në vendet ku punojmë dhe ku nuk pijnë ujë teserat e partive. Sidoqoftë, këshillat që kemi gjashtë muaj që japim, bëjnë mirë të dëgjohen. Jo për hir të egos sonë, por për hir të shëndetit dhe jetës së shqiptarëve…
Nga Flutura AçkaKisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i ...
Ekonomia boterore do te humbase 21 trilione dollare prodhim ...
I vetmuar në agoni, pa miq e pa shokë, pa asnjë njeri nga at...
Nga Prof.Pellump G.PilinçiNuk do të përpiqesha t’ju shkruaja...
Procesi i vetëshpallur si era e re e ndryshimit të PD, nuk r...
E kam tepëruar?! Ndofta, po!Më pëlqen arti poetik i mikut ti...
Nga Ermal MulosmaniNë ditët e fundit të Parlamentit të shkua...
Lulzim Basha ishte sot në Manzë, në një familje që jeton në ...
Rreth 7 vite më parë e vetëshpallura “rilindje” në kuadër të...
Nuk ka më kohë, Rilindjes i duhet shkulur dora nga xhepi i s...
Pa u menduar shumë, do të thoja se do ti përzë të gjithë të ...
Nga Frrok ÇupiÇfarë janë të parët dhe çfarë janë ‘çështjet’?...
Edhe pak dhe do hyjmë në fushatën më të egër parlamentare në...
Normalisht, ne tani duhej të ishim të gjithë kundër mafies. ...
Nga Kreshnik Spahiu* Vetëm po të kaloni mbi trupin e Lul Bas...
Rritja e shifrave të të infektuarve dhe fatkeqëve që ndërroj...
Nga Astrit PatoziAta që ju thonë se keni vetëm dy mundësi, k...
Ka një situatë kaotike që prej momentit kur u shpall komisio...
Nga Elona CaslliZoti Çupi, pata rastin të lexoja artikullin ...
Nga Frrok ÇupiMos mendoni se kam gabuar gjininë teksa shkrua...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...