Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Një artikull alarmant i ?The Economist? për shpopullimin dhe plakjen e Shqipërisë, ka ndezur në vend debatin më meskin dhe sipërfaqësor që mund të imagjinohej.
Kundërshtarët e Edi Ramës, argumentojnë se ardhja e rilindjes në pushtet ka përkuar jo krejt rastësisht me një valë të re emigracioni dhe bëjnë kryeministrin aktual tërësisht përgjegjës, për faktin se sikurse vërente bibla e ekonomisë liberale, Shqipëria mund të tkurret me 26% të popullsisë së saj deri në vitin 2050.
Nga ana tjetër kryqëtarët pro Rama po e relativizojnë këtë të dhënë të frikshme duke e përjashtuar krejtësisht nga përgjegjësia idhullin e tyre dhe duke e paraqitur këtë si një mallkim që ka prekur të gjithë Ballkanin Perendimor, madje madje edhe krejt Europën ish komuniste, përfshirë edhe vende që tashmë janë bërë pjestarë të BE-së.
Në fakt, e vërteta është disi më e komplikuar. Ajo është një përzierje faktorësh ku ndërthuret edhe keqqeverisja aktuale edhe fenomeni global. Nga njëra anë është e pamohushme se vrasja e shpresës pas rrëzimit të regjimit të Berishës, sjellja e grabitësve të ?një milion shuplakave?, njësoj, madje shpesh edhe më keq se pararadhësi, i yshti shumë shqiptarë të bënin gati valixhet, duke e lënë atdheun pa kthyer kokën mbrapa me shprehjen tashmë të njohur: ?ky vend nuk bëhet?. Këtë fenomen që gjithkush e ka prekur e vërtetojnë në mënyre dramatike edhe shifrat.
Por njëkohësisht shpopullimi i Shqipërisë nuk është një rast i veçuar. Ajo është një sëmundje e gjithë ish lindjes komuniste, e cila, që nga viti ?90, është rajoni me tkurrjen më të madhe të popullësisë në të gjithë botën. Kur mendon se në këto tre dekada, vende që tani janë bërë pjesë e Bashkimit Europian kanë humbur çerekun e popullsisë së tyre (Letonia 27% / Bullgaria 21%), e ke më të lehtë të kuptosh se përmasat e fenomenit nuk kanë lidhje vetëm me ne.
Në një libër fantastik botuar së fundi, që sejcili që do të kuptojë tranzicionin post komunist duhet ta lexojë patjetër (?Drita që u shua?, botim i Institutit Shqiptar të Medias, 1000 lekë), autorët Ivan krastev dhe Stephen Holmes, analizojnë edhe disa nga arsyet sociale dhe psikologjike të këtij fenomeni. Ata shpjegojnë se revolucionet antikomuniste të lindjes që, patën si bazë dhe ideal kopjimin e shoqërive perendimore, i nxitën qytetarët e këtyre vendeve të nxitonin të rendnin drejt tokës së ëndërruar. Ata vërejnë se në shoqëri si jona me ?pashaportizim?, ku lëvizja e lirë ishte e kontrolluar nga shteti, shpërngulja nga periferia kulturore drejt qendrës kulturore dhe politike, u konceptua si privilegj. Të gjithë ata që e ndërmorën këtë hap e lidhën automatikisht me mundësinë e një suksesi më të shpejtë social.
Por, këto arsye të përgjithshme nuk mund ti veçosh dot nga ato që janë mëkatet tona dhe që i gjejmë këtë ditë gushti, kur politika për politikë ka shkuar me pushime, në formë titujsh alarmanë në media.
Kështu, rënia dramatike e lindshmërisë foshnjore që para viteve ?90 e tejkalonte kufirin e riprodhimit me mbi 2 fëmijë për çdo nënë, sot është gremisur në mënyrë dramatike nën nivelin e vendeve të BE-së. Një e dhënë e tillë tregon se, në rastin mën të mirë, politika e qeverisë e nisur në vitin 2018, për bonusin e bebes që i jep çdo familjeje, 40-mijë lekë për fëmijën e parë, 80-mijë për të dytin dhe 120-mijë për fëmijën e tretë, ka dështuar. Ajo nuk mjafton të jetë një mjet propogande për kronikat e përgatitura të lajmeve të 1 janarit, kur kryeministri e shpërndan personalisht këtë bonus, nëse nuk shoqërohet edhe me avantazhe të tjera.
Po këto ditë në shtyp gëluan lajme të tjera nga ato që të bëjnë ti?a mbathësh nga sytë këmbët. Sipas OBSH, sistemi mjeksor i vendit i afrohet atyre të singjashëm në Afrikë, me 1 mjek për 1 mijë banorë . Pra ky është prioriteti i fillim mandatit të shëndetësisë falas.
Një tjetër e dhënë trishtuese ishte edhe statistika se shqiptarët i paguajnë ushqimet më shtrenjtë se në të gjithë rajonin, madje buxheti për të mbushur barkun zë një pjesë tmerrësisht të konsiderueshme të të ardhurave të tyre totale.
Pikërisht këto shifra të mungesës së mirqenies të kombinuara me ato të shkelmimit të meritokracisë, të arsimit të shtrenjtë dhe për të ardhur keq, të pa sigurisë për jetën, i detyrojnë shqiptarët të nxitojnë drejt kërkimit të fatit individual.
Prandaj ky debat do një diskutim më të thellë dhe të zhveshur nga interesi i ditës, pro ose kundër kryeministrit të radhës. Në të janë në keqbesim edhe ata që e sulmojnë edhe ata që e mbrojnë Edi Ramën, sepse mbi të gjitha, në rastin më të keq, ai është i lidhur me mbijetesën e kombit, ndërsa, në rastin më fatlum, me përdorimin që nacionalistët populistë mund ti bëjnë kësaj teme për të nxjerrë kokën në sipërfaqen e politikës shqiptare.
Nga Nebil Çika *Thirrje !Të nderuar bashkëtdhetarë që keni t...
Intelektual nuk është çdo kush që ka një diplomë, aq më shum...
Një karrige deputeti, një kandidim çfarë nuk të bën. Të humb...
Në çdo gusht, bektashinjtë ngjiten deri në lartësinë e 2416 ...
Nga Genc Pollo Në korrik shkruajta artikullin “Një kryesi që...
Shqipëria është një vend i vogël dhe me resurse të pakta për...
Politika e shtrenguar e qeverise me testimet per Covid 19 ka...
Nga Ilir LevonjaNë kohën që Edi Rama përpiqej të lidhej me L...
Ili Meta dhe Erjon Velija i paskan dhënë fund sot qetësisë p...
Në kulmin e krizës humanitare të Kakavijës shumëkush është ç...
Sot m’u dhimbs shumë Rexhep Meidani. Sepse e kishin futur në...
Nga Namir Lapardhaja Publikimi i disa mesazheve fyese dhe kë...
Nga Dr.Arben RamkajNdonëse fqinjë me njëri-tjetrin, raportet...
Nga Luan RamaE pavend dhe e pakuptimtë polemika apo retorika...
Duket sikur në këto muaj mbi ekonominë shqiptare ka kaluar n...
Nga Ilir Levonja1) Shoh një tufë legenësh që në këtë katrahu...
Është debati tipik i një panairi të vogël kotësish. Verë, va...
Nga Tanush ÇaushiKëto ditë Kryetari i Bashkisë Erion Çekia, ...
Nga Artan FugaGreqia pranon 700 vetë në një pikë kufitare, d...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...