Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Sot m’u dhimbs shumë Rexhep Meidani. Sepse e kishin futur në mes, që në pikë të mëngjesit dhe pa pikë mëshire, njëri me lavdërime e tjetri me dekorime, dy personazhet më të papërshtatshëm. Duke e vlerësuar tek ish-presidenti cilësi dhe zgjedhje, që ata vetë as i kanë pasur dhe as i kanë bërë kurrë, për të mos thënë që Rexhep Meidani, për aq sa u angazhua në politikë, ka qenë e kundërta e tyre. Nuk po flas për të tjerat, që kanë të bëjnë me karakterin apo me moralin, sepse gropa bëhet më e thellë pastaj.
Por më e keqja ishte se ata kishin marrë shkas nga ditëlindja e tij për të goditur njëri-tjetrin, a thua se u mungojnë arsyet dhe pretekstet për të vijuar sherrin primitiv midis tyre, i cili nuk mbahet mend kur ka nisur dhe askush nuk e di kur do të mbarojë. Kjo e fundit e bënte dyfish më të padurueshme hipokrizinë.
Natyrisht që unë nuk marr përsipër përjetimet e zotit Meidani për këtë garë të papritur se kush e nderon më shumë si veteran nga ata, të cilët nuk lanë gur pa lëvizur për ta nxjerrë në pension të parakohshëm, që të mos u ngatërrohej më nëpër këmbë. Ai edhe mund të jetë bërë sentimental me kalimin e viteve apo mund hyjë tek ata njerëz, që mezi presin t’u vijë ditëlindja e vet për ta festuar në një mijë mënyra.
Por kjo nuk ka shumë rëndësi, sepse ata nuk e kanë bërë gjithë këtë “sakrificë” për Rexhep Meidanin. Të ishte për atë, do të ishin mjaftuar me një buqetë me lule apo me ndonjë dhuratë simbolike, që mund t’ia kishin dërguar me postë ose me korrier tek shtëpia. Në këtë rast, ata duan të bëjnë politikë me ditëlindjen e ish-presidentit dhe për këtë na drejtohen ne të gjithëve, që të kujtohemi dhe mundësisht të kuptojmë, se sa njerëzorë dhe mosharrues për vlerat kombëtare janë.
Por puna është se kjo është kthyer në një modë gati të përditshme, në një gjueti përvjetorësh të personaliteteve të gjalla dhe të vdekura, për të cilët thuren himne dhe lavde të rreme, që nuk kanë lidhje me asgjë tjetër, përveçse me fushatat elektorale.
Dhe kjo sigurisht që ta shpif aq shumë, sa po mendoja se si mund të shpëtojnë ata që janë gjallë nga ky fenomen i pështirë i përdorimit politik, se të vdekurit nuk e kanë më këtë mundësi.
Që askush të mos të lexojë në mëngjesin e ditëlindjes së vet fjali patetike, të cilat nuk kanë shumë lidhje me atë vetë, por mbi të gjitha me ata që i kanë shkruar. Si i bëhet të sigurohen ditëlindjet për të mos u keqpërdorur politikisht, njësoj siç sigurohen paditë në gjykata, që zullumi të paktën të ndalet përkohësisht?
PS. Duke i kërkuar shumë ndjesë për këto radhë, Profesor Meidanit i uroj gjithë të mirat në ditëlindjen e tij!
Nga Namir Lapardhaja Publikimi i disa mesazheve fyese dhe kë...
Nga Dr.Arben RamkajNdonëse fqinjë me njëri-tjetrin, raportet...
Nga Luan RamaE pavend dhe e pakuptimtë polemika apo retorika...
Duket sikur në këto muaj mbi ekonominë shqiptare ka kaluar n...
Nga Ilir Levonja1) Shoh një tufë legenësh që në këtë katrahu...
Është debati tipik i një panairi të vogël kotësish. Verë, va...
Nga Tanush ÇaushiKëto ditë Kryetari i Bashkisë Erion Çekia, ...
Nga Artan FugaGreqia pranon 700 vetë në një pikë kufitare, d...
Që prej 3 ditësh një numër i madh shqiptarësh, një pjesë e m...
Nga Prof. Pëllump G. PilinçiS’ka shqiptar qe te mos e kete t...
Në këto kohë të vështira për njerëzimin dhe si për të gjithë...
Në javët e para të muajit Mars kur vlerësoja si pozitive mas...
Nga Flutura AçkaKisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i ...
Ekonomia boterore do te humbase 21 trilione dollare prodhim ...
I vetmuar në agoni, pa miq e pa shokë, pa asnjë njeri nga at...
Nga Prof.Pellump G.PilinçiNuk do të përpiqesha t’ju shkruaja...
Procesi i vetëshpallur si era e re e ndryshimit të PD, nuk r...
E kam tepëruar?! Ndofta, po!Më pëlqen arti poetik i mikut ti...
Nga Ermal MulosmaniNë ditët e fundit të Parlamentit të shkua...
Lulzim Basha ishte sot në Manzë, në një familje që jeton në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...