Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump takohet të premten me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç të premten në mëngjes, merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi me ta, si edhe në një takim trepalësh.
Njoftimi i së enjtes në mbrëmje i Shtëpisë së Bardhë nuk e përcakton se çfarë do të nënshkruhet dhe nëse bëhet fjalë për një marrëveshje dhe nuk është e qartë se çfarë do të përmbajë ajo.
Gjatë javës ishte folur për mundësinë e takimit të Presidentit Trump me Presidentin e Serbisë dhe Kryeministrin e Kosovës, por nuk kishte pasur një konfirmim deri mbrëmjen e së enjtes.
Pas ditës së parë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se gjatë takimit, ishin paraqitur projekt-propozime që përfshinin njohjen e ndërsjellë dhe se ai e kishte refuzuar një gjë të tillë, ndërkohë që kryeministri Avdullah Hoti nuk u përgjigj nëse një gjë e tillë ishte propozuar por tha se ?marrëveshje të dëmshme për Kosovën, të papranueshme për Kosovën, asnjëherë nuk ka ardhë dhe nuk do të vijë nga Shtëpia e Bardhë?.
Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë ? Serbi, mohoi të jetë shtruar në tryezën e bisedimeve çështja e njohjes së ndërsjellë, pasi një gjë të tillë e tha fillimisht për mediat, Ministri serb i Financave, Sinisa Mali.
Ambasadori Grenell i tha portalit ?Newsmax? se ?nuk ka bisedime, që nuk kanë ndonjë befasi, të cilat janë gjithmonë të mira. Ato ushtrojnë trysni mbi të dyja palët që të bëjnë më shumë. Pra, po, kemi paraqitur disa befasi, por mendoj që asnjëra palë nuk ishte aq e befasuar. Ndonjëherë bëhen para medieve se kjo është befasi më e madhe se sa që është. Të dyja palët janë njoftuar dhe mendoj që kemi shënuar përparim dhe shpresoj për një zgjidhje?, tha ai.
Pala serbe tha se kërkesa për njohjen e ndërsjellë ishte shtruar si një nga pikat e diskutimeve të ndërmjetësuara nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Robert O?Brien dhe ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet ndërmjet të dyja vendeve.
?Ai dokument ishte shumë i rëndë, kishte 15 apo 16 pika dhe një prej tyre ishte për njohjen e ndërsjellë. Unë e refuzova. Nuk është asgjë e re sepse kjo është politika amerikane, vetëm se ne thamë që ajo pikë nuk duhet të jetë në dokumentin për stabilizimin ekonomik. Nga kabineti i Trumpit u treguan ?fer? dhe na dëgjuan. Në dokumentet tjera kjo pikë nuk është më?, tha presidenti serb.
Zoti Vuçiç tha pas takimit për shërbimin serb të Zërit të Amerikës se ?kishte disa vështirësi politike për ne por mendoj dhe shpresoj që i kemi kapërcyer ato dhe vazhdoj të shpresoj që ta arrijmë një marrëveshje nesër.?
?Nëse më pyesni mua nëse Serbia do të pranojë njohje të ndërsjellë që ishte përmendur në disa projekt-propozime, kjo nuk do të funksionojë për Serbinë?, tha ai.
I pyetur nga gazetarët nëse kishte kërkuar njohjen nga Serbia, Kryeministri i Kosovës, Hoti u përgjigj:
?Për çdo gjë që flasim me Serbinë, qëllimi ynë është njohja reciproke. Sot kemi bërë një hap të madh në drejtim të përafrimit?, tha ai.
Zëri i Amerikës ndoqi më herët të enjten më herët një paraqitje të ministrit serb Sinisha Mali, i cili tha se palëve u është dorëzuar një dokument ku përfshihet një pikë që parashikon njohjen e ndërsjellë.
“Temat ekonomike nuk janë kryesoret, siç kemi pritur. Pika e dhjetë e listës që na është paraqitur flet për njohjen e ndërsjellë, ndërsa të gjitha 16 pikat janë politike dhe jo ekonomike?, tha ai.
“Ky është propozimi më i keq që kemi parë në historinë e bisedimeve tona me shqiptarët e Kosovës. Por ne nuk do të heqim dorë dhe do të luftojmë?, tha ministri serb.
Ai tha se po ushtrohet trysni mbi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili kishte paralajmëruar se mund të ketë ?befasi gjatë takimit?.
Bashkëpunimi ekonomik
Ndërkohë, Këshilli për Siguri Kombëtare shkroi se pati ?bisedime shumë të mira këtë pasdite me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë. Ata bënë përparim të vërtetë. Normalizimi ekonomik nënkupton vende pune për të rinjtë. Bisedimet do të vazhdojnë nesër?, thuhet në postimin në Twitter të Këshillit për Siguri Kombëtare.
Zoti Vuçiç shfaqi shpresën se mund të arrihet marrëveshje për çështje ekonomike, projekte të infrastrukturës, lidhjet ndërmjet Beogradit e Prishtinës që siç tha, do të ishin në të mirë të serbëve në Kosovë, të shqiptarëve dhe të gjithëve.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se të premten pritet të prezantohet marrëveshja për temat ekonomike, për të cilat i diskutua të enjten në Shtëpinë e Bardhë.
?Nesër presim që ta finalizojmë të gjithë këtë angazhim që kemi pasur tash e sa kohë dhe diskutimet që patëm sot?, tha kryeministri Hoti.
Edhe presidenti Vuçiç tha se shpreson në një marrëveshje për tema të interesit të përbashkët.
Kosova dhe Serbia biseduan sot në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Para takimit ishte thënë se bisedimet do të përqendrohen tek çështjet ekonomike dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan sekret për zgjidhjen politike.
Më herët gjatë ditës ambasadori Grenell, shkroi se populli i Kosovës dhe i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe shansin për të krijuar një ekonomi të zhvilluar. Në një postim në rrjetin twitter ai tha se ?sot është i përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me perëndimin. Le ta lëmë mënjanë politikën?, shkroi ai.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha para se të fillonte takimi se me Serbinë do të bisedohet vetëm për njohjen e ndërsjellë, ndërsa presidenti serb, tha se pret takim të vështirë, por ?dorëzimi nuk është një opsion?.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha të premten se Tu...
Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit italian Silvio Berl...
Këshilltari Kombëtar për Siguri në SHBA, Robert O’Brien, ka ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur pas mbledhj...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbi...
Përfaqësuesit më të lartë të Kosovës dhe Serbisë do të takoh...
Kompania Facebook Inc tha të enjten se do të ndalë pranimin ...
Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord të fillojnë një dialog pë...
Trupat e pajetë të pesë fëmijëve janë gjetur në një apartame...
Një aleat i ngushtë i politikanit rus të opozitës Aleksej Na...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se me Se...
Nëntë viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosov...
Vijon të mbetet e rënduar situata me Covid-19 në Maqedoninë ...
Deklaratë e ashpër e qeverisë gjermane, vetë kancelarja Merk...
Kosova dhe Serbia bisedojnë sot në Shtëpinë e Bardhë, për he...
Pas divrocit nga themeluesi i Amazon korrikun e kaluar ish-g...
Qeveria franceze do të zbulojë të enjten një paketë stimulue...
Në Shtëpinë e Bardhë zhvillohet takimi i nivelit të lartë Ko...
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Shtet...
Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...