Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Një aleat i ngushtë i politikanit rus të opozitës Aleksej Navalni, tha se përdorimi i agjentit nervor të llojit Novichok në helmimin e Navalnit tregon përfshirjen e qeverisë.
Komentet u bënë nga Ivan Zhdanov, kreu i Fondacionit Antikorrupsion në Rusi.
Ai tha se “Këto substanca helmuese të shkallës ushtarake mund t’i përkasin vetëm qeverisë, janë vetëm në duart e shërbimeve speciale dhe nuk ka gjasa që ato t?i ketë një kriminel i zakonshëm ose dikush që do të donte të dëmtonte Navalnin.”
Sot Kremlini hodhi poshtë akuzat se Rusia ishte përgjegjëse për helmimin e Navalnit dhe tha se nuk shihte arsye që kundër Moskës të vendoseshin sanksione për këtë çështje.
Navalny, 44 vjeç, është një kundërshtar i hapur i Presidentit Rus Vladimir Putin dhe njihet për hetimet ndaj korrupsionit në qarqet e larta zyrtare.
Ai u dërgua në Gjermani muajin e kaluar pas një krize që pësoi ndërsa ishte në një avion në Siberi dhe po kthehej në Moskë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha dje se atë e kishin helmuar me agjentin nervor Novichok të llojit sovjetik në përpjekje për ta vrarë.
REAGIMI I SHBA
Shtëpia e Bardhë e quajti “plotësisht të dënueshëm” faktin që udhëheqësi i opozitës ruse Aleksej Navalni u helmua me një agjent kimik nervor dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të përpiqen ?për të vënë para përgjegjësisë personat përkatës në Rusi.?
Komentet u bënë nga John Ullyot, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili tha se “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga rezultatet që dolën sot”.
“Ne do të punojmë me komunitetin ndërkombëtar për të mbajtur përgjegjës cilindo në Rusi, kudo që të çojnë provat dhe të kufizojmë fondet për aktivitetet e tyre keqdashëse”, tha ai.
Një burim i qeverisë së SHBA që ka njohuri për raportimet e zbulimit amerikan tha se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në përfundimin e arritur nga Gjermania se për helmimin e Navalnit është përdorur agjenti nervor Novichok.
Më herët të mërkurën, Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se kritiku i Kremlinit Aleksei Navalni, i cili është nën kujdes intensiv në një spital të Berlinit, u helmua me agjentin nervor Novichok të llojit sovjetik, në përpjekje për ta vrarë atë.
Ajo tha se Berlini tani pret që Moska të shpjegohet dhe që Gjermania të konsultohet me aleatët e NATO-s se si të përgjigjet, gjë që rrit mundësinë e sanksioneve të reja perëndimore ndaj Rusisë.
Moska ka mohuar përfshirjen në incident dhe ministria e jashtme ruse tha se pohimi i Gjermanisë nuk ishte i mbështetur në prova, duke u ankuar për mënyrën se si Gjermania e publikoi informacionin rreth Navalnit.
“Ky është informacion shqetësues për vrasje në tentativë me helmim ndaj një figure udhëheqëse ruse të opozitës,” tha zonja Merkel në një konferencë për shtyp.
“Aleksei Navalni ishte viktimë e një sulmi me agjentin nervor kimik të llojit Novichok”, tha ajo.
Navalny, vazhdon të jetë në gjendje kome artificiale në qendrën e kujdesit intensiv të spitalit.
Një agjent nervor i së njëjtës familje u përdor dy vjet më parë për të helmuar një shtetas rus të arratisur në Britani.
Rusia është tashmë nën sanksione perëndimore pas aneksimit të Krimesë gjashtë vjet më parë. Një tjetër përballje me vendet evropiane ose Shtetet e Bashkuara mund ta dëmtojë më tej ekonominë e saj.
Prokurorët rusë thanë të enjten e kaluar se ata nuk panë nevojën për një hetim penal pasi nuk gjetën asnjë shenjë që të ishte kryer ndonjë krim.
Navalni, 44 vjeç, u transferua në Gjermani në fund të muajit të kaluar. Ai u sëmur papritur kur ishte duke udhëtuar me avion nga qyteti siberian Tomsk për në Moskë. Avionit iu desh të bënte një ulje emergjente në Omsk.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas i kërkoi Rusisë të hetojë helmimin e zotit Navalny tani që analizat klinike tregonin se ai ishte sulmuar me një agjent nervor.
“Kjo e bën edhe më të ngutshme që personat përgjegjës në Rusi të identifikohen dhe të vihen para përgjegjësisë,” u tha ministri Maas gazetarëve. “Ne e dënojmë këtë sulm me termat më të ashpra,” tha ai.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg reagoi gjithashtu.
“Kjo është tronditëse dhe unë e dënoj plotësisht atë. Përdorimi i një agjenti nervor të shkallës ushtarake e bën edhe më urgjente që autoritetet ruse të kryejnë një hetim të plotë dhe transparent. Ata që janë përgjegjës duhet të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi. Ne do të këshillohemi me Gjermaninë dhe të gjithë aleatët për pasojat e këtyre përfundimeve. NATO-ja e konsideron çdo përdorim të armëve kimike si kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare,? tha zoti Stoltenberg.
Novichok është një grup agjentësh nervorë vdekjeprurës të krijuar nga ushtria sovjetike në vitet 1970 dhe 80.
Britania thotë se Rusia përdori Novichok për të helmuar ish-agjentin Sergei Skripal dhe vajzën e tij në qytetin britanik Salisbury në vitin 2018. Të dy ata i mbijetuan sulmit.
Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo përfshirje në këtë sulm. Një grua 44-vjeçarie, Dawn Sturgess, humbi jetën nga i njëjti agjent nervor./VOA
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se me Se...
Nëntë viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosov...
Vijon të mbetet e rënduar situata me Covid-19 në Maqedoninë ...
Deklaratë e ashpër e qeverisë gjermane, vetë kancelarja Merk...
Kosova dhe Serbia bisedojnë sot në Shtëpinë e Bardhë, për he...
Pas divrocit nga themeluesi i Amazon korrikun e kaluar ish-g...
Qeveria franceze do të zbulojë të enjten një paketë stimulue...
Në Shtëpinë e Bardhë zhvillohet takimi i nivelit të lartë Ko...
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Shtet...
Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar...
Turqia është duke u përballur me pikun e dytë të pandemisë m...
Shtetet e Bashkuara thanë se nuk do të marrin pjesë në nismë...
Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi është infektuar m...
Rikthehen shifrat e larta të të infektuarve me koronavirus n...
Një 19-vjeçar nga fshati Studencan i Suharekës ka humbur jet...
Ndonëse është paralajmëruar se në takimin në Uashington, më ...
Vijon të rritet numri i rasteve të reja me Covid-19 në Greqi...
Ndërsa numri i të prekurve me koronavirus po shënon rritje n...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Koso...
Pas transportit të kritikut të njohur të Kremlinit, Aleksey ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...