web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SHBA nuk do të marrë pjesë në projektin global COVAX për vaksinën

2 Shtator 2020, 17:27, Kosova & Bota CNA

Shtetet e Bashkuara thanë se nuk do të marrin pjesë në nismën globale për të zhvilluar, prodhuar dhe shpërndarë në mënyrë të barabartë një vaksinë për COVID-19n, sepse Organizata Botërore e Shëndetësisë po merr një rol kryesor në këto përpjekje.

Më shumë se 170 vende janë në bisedime për të marrë pjesë në projektin Covax, një nismë e përbashkët e ndërmarrë nga OBSH-ja, Koalicioni i Novacioneve për Gatishmërinë kundër Epidemive dhe Gavi, Aleanca e Vaksinave, e themeluar nga Bill dhe Melinda Gates për vaksinimin e fëmijëve në vendet më të varfra.

Presidenti Donald Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga OBSH-ja në korrik, me arsyen se kjo organizatë keqmenaxhoi shpërthimin e koronavirusit dhe iu nënshtrua vullnetit të Kinës, ku u zbulua për herë të parë virusi në fund të vitit të kaluar

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere tha në një deklaratë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhojnë partnerët ndërkombëtarë për të siguruar mposhtjen e këtij virusi, ?por ne nuk do të kufizohemi nga organizatat shumëpalëshe të ndikuara nga OBSH-ja e korruptuar dhe nga Kina”.

Surie Moon, bashkë-drejtore e Qendrës Globale të Shëndetit në Institutin Pasuniversitar për Studimet dhe Zhvillimin Ndërkombëtar në Gjenevë, tha për gazetën Washington Post se kur Shtetet e Bashkuara të vendosin të mos “marrin pjesë në ndonjë lloj përpjekjeje shumëpalëshe për vaksinat, kjo është vërtet një goditje.?

Administrata Trump ka filluar nismën e saj të vaksinës për koronavirusin, e quajtur Operacioni Warp Speed, që synon të prodhojë 300 milion doza të një vaksine të miratuar deri në janarin e ardhshëm. Në bazë të kësaj nisme një numri kompanish farmaceutike u janë shpërndarë miliarda dollarë për të zhvilluar, prodhuar dhe testuar një vaksinë të mundshme.

“Presidenti nuk do të kursejë asnjë shpenzim për të garantuar se çdo vaksinë e re do të ruajë standardin tonë të lartë të FDA-së (Administratës së Ushqimit dhe Barnave) për sigurinë dhe efikasitetin, do të testohet plotësisht dhe do të shpëtojë jetë,” tha zoti Deere në deklaratën e tij.





Lajmet e fundit nga