web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveria gjermane e konfirmon/ Me çfarë u helmua udhëheqësi rus i opozitës

2 Shtator 2020, 14:32, Kosova & Bota CNA

Pas transportit të kritikut të njohur të Kremlinit, Aleksey Navalny në Berlin në spitalin e njohur Charite në fundjavë, mjekët kanë kryer kontrolle të zgjeruara.

Qeveria gjermane njoftoi sot se Navalny u helmua me agjentin kimik nervor Novichok.

Kundërshtari më i njohur i Vladimir Putin vazhdon të jetë në gjendje kome artificiale në qendrën e kujdesit intensiv të spitalit.

Mjekët rusë thanë se nuk kishte prova që ai ishte helmuar, ndërsa mjekët gjermanë kanë provuar të kundertën

Novichok është i njëjti agjent nervor që u përdor për helmimin në vitin 2018 të Sergei Skripalit, një shtetas rus i arratisur në Mbretërinë e Bashkuar.

Avokatët e Navalny kanë kërkuar një hetim për vrasjen në tentativë të kritikut më të madh të Putin.

Navalny ka pësuar sulme më parë dhe është e fundit në një seri kritikësh rusë të Kremlinit që është viktimë e helmimit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga