web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Po ktheheshin nga pushimet/ Humbin jetën në aksident nënë e bir

2 Shtator 2020, 15:06, Kosova & Bota CNA

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, me pasojë dy viktima.

Mësohet se viktimat janë nënë e bir nga fshati Skifteraj i komunës së Vitisë, të cilët kanë humbur jetën gjatë kthimit nga pushimet.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Vitisë Sokol Haliti, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e trishtë.

?Bashkëndjejmë dhimbje për humbjen e jetës së dy më të dashurëve tuaj, e nderuara familje Hajdari. Në emër të Institucioneve komunale, por edhe të qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, në këto momente të rënda që po kaloni. Ngushëllime?, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kryetarit Haliti./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga