web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këshilltari i Trump që ndërmjetësoi takimin Hoti-Vuçiç jep detaje/ Çfarë pritet nesër

3 Shtator 2020, 20:47, Kosova & Bota CNA

Këshilltari Kombëtar për Siguri në SHBA, Robert O?Brien, ka folur pas përfundimit të takimit mes delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë në Shtëpi të Bardhë.

Ai thotë se nesër pritet të vazhdojnë takimet, ndërsa ka treguar se përfaqësues të bankave të mëdha kreditore, koorporatave amerikane dhe Fondit të Mileniumit të Ri kanë qenë në takim.

?Diskutime të mira këtë pasdite me liderët e Serbisë dhe të Kosovës. Ata kanë përparim të ndjeshëm sot. Një falënderim për Koorporatën Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA?së, Fondacionin e Mijëvjeçarit të Ri dhe Bankën Exim që iu bashkuan takimit. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë. Bisedimet do të vazhdojnë nesër?, tha ai.

Në Shtëpinë e Bardhë në Uashington sot u zhvillua takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq, lidhur me bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Si ndërmjetëses të takimit janë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O?Brien, si dhe i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell./CNA.al





Lajmet e fundit nga