“Gati për mandatin e tretë”/ Vasili: Rama është thjesht një kujë qaramane në shkretëtirë
Pas fjalimit të kryeministrit në Elbasan, nënkryetari i LSI,...
Këtë vit shkollor asnjë klasë nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës. Me këtë kërkesë, Kryeministri Edi Rama iu drejtua drejtuesve të zyrave arsimore në vend gjatë një takimi online, ndërsa tha se në çdo shkollë do të ketë një person të dedikuar nga sistemi shëndetësor.
Për këtë temë, Euronews Albania zhvilloi një bisedë me drejtorin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Gerti Janaqi. Ai tha se shumë shkolla janë të detyruara të ndjekin dhe të kryejnë procesin mësimor me turne, pasi nuk ka alternativë tjetër.
Sipas tij, vetëm 1097 shkolla në vend kanë mundësinë për të kryer mësim pa turne, kurse pjesa tjetër, do duhet të aplikojë mësimin e kombinuar dhe me tre turne.
?Ashti siç ju e keni dhënë përmes kronikave, nga të gjitha analizat që vijnë në të gjitha qytetet e Shqipërisë, rreth 1097 shkolla e kanë mundësinë për të kryer një proces të mësimit pa turne. 472 shkolla ja do të zhvillojnë mësimin me kombinim, me turne dhe online.183 shkolla janë shkolla që do të zhvillojnë mësim me tre turne, këtu kam parasysh edhe mbivendosjen e shkollave që janë dëmtuar nga tërmeti dhje kjo është arsyeja se pse dalin shkollat me tre turne?, tha ai.
Eksperti i arsimit tha se, prioritet kryesor mbetet sigurimi i shëndetit fizik dhe psikologjik i fëmijëve, ndërsa shtoi se orët mësimore nuk do jenë më shumë se 30 minuta.
?Prioritet mbetet shëndeti i fëmijëve, mësuesve dhe i gjithë stafit pedagogjik.Ky vit i vështirë shkollor, ne do të mundohemi ta implementojmë në mënyrë të suksesshme, por në radhë të parë mbizotëron shëndeti fizik dhe psikologji i fëmijëve. Sipas specifikës, zonës dhe territorit duhet të merren masa. Klasat e arsimit fillor duhet ta zhvillojnë mësimin në mëngjes dhe orët do të jenë 30 minutëshe, me klasa të vogla dhe me grupe prej 20 vetash?, shtoi ai.
Pandemia e Covid-19 ka krijuar mosbesim dhe frikë tek prindërit, të cilët janë shprehur se hezitojnë t?i dërgojnë fëmijët në shkollë pasi kanë frikë nga infektimi. Eksperti shtoi se edhe për këtë shqetësim të prindërve është menduar një zgjidhje. Sipas Janaqit, fëmijët që nuk duan të kthehen në shkollë kanë mundësi të ndjekin mësimin online.
?Për hir të së vërtetës, ne kemi gjashtë javë që konsultohemi. Deri para 2-3 javësh që ne kemi kryer sondazhin nacional, rreth 87 % e prindërve synojnë të rikthenin fëmijët në shkolla. Nëse ka prindër që mendojnë se nuk mundi t?i sjellin fëmijët në shkollë, janë të lirë ta bëjnë. Këtë fëmijë mund ta ndjekin mësimin online. Kemi treguar fleksibiliteti për të qenë të hapur, për të zgjedhur formën e dëshiruar.
Protokolli cakton se çdo shkollë, së pari, ka një ekip për kontrollin e pandemisë. Hyrja e fëmijëve bëhet e kontrolluar, klasa s?mund të ketë më shumë se 20 nxënës. Përdoren dezinfektantë, masim temperaturën, por edhe bëjmë higjienizimin e ambintit. Protokolli thotë se fëmijët duhet të mbajnë maska. Në shkollat me turne nuk do të ketë pushim të madh dhe nuk do të lejohen hyrjet dhe daljet?, theksoi ai.
Pas fjalimit të kryeministrit në Elbasan, nënkryetari i LSI,...
Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka bërë me d...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kr...
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së grupit parlamentar të...
Opozita po kërkon që në zgjedhje të shtojë sa më shumë vota ...
Gjatë fjalës së tij pas mbledhjes së grupit parlamentar, kry...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
Kuvendi do të nisë javën që vjen punimet e sesionit të 7-të ...
Kryeministri Edi Rama ka thumbuar opozitën pak momente më pa...
Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama mblodhi në Elbasan gr...
Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socia...
Pasditen e sotme socialistët u mblodhën në Elbasan ku po zhv...
Partitë politike po bëhen gati për të finalizuar listat e ka...
93 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në ven...
Pas letrës që ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikë...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar për letrë...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka ngritu...
Nga Mentor Kikia Mesa duket ka zhgënjyer shumë “patriotë” sh...
Instituti i Studimeve Politike (ISP), ka reaguar pas letrës ...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim në K...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...