web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mali i Zi voton sot për parlamentin e ri/ Partitë shqiptare garojnë në dy koalicione

30 Gusht 2020, 06:26, Kosova & Bota CNA

Ditën e sotme, qytetarët e Malit të Zi do t?i drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri.

Në zgjedhjet e sotme garojnë Partia Social Demokrate dhe ajo pro-serbe Fronti Demokratik. Kjo e fundit mbështet lidhje me të forta me Serbinë dhe Rusinë. Pjese e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione.

Bëhet fjalë për koalicionin e përbërë nga Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva dhe tjetri nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI, ndërkohë që shqiptarët synojnë dy mandate. Kujtojmë se politika shqiptare iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi që votojnë masivisht dhe të mbështesin partitë shqiptare./CNA.al





Lajmet e fundit nga