Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Presidenti amerikan Donald Trump viziton zonat bregdetare të Luizianës dhe Teksasit në Gjirin e Meksikës të shtunën që u shkatërruan nga Uragani Laura, duke i lënë banorët pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm ndërsa përpjekjet e pastrimit vazhdojnë në kushte e motit të nxehtë dhe me lagështi.
Katërmbëdhjetë njerëz humbën jetën kur stuhia e Kategorisë 4 shkatërroi zonën herët të enjten, me më shumë se gjysmën e viktimave që gjetën vdekjen si pasojë e helmimit me monoksid karboni për shkak të përdorimit të gabuar të gjeneratorëve të energjisë.
Presidenti Trump do të udhëtojë së pari në Lake Charles në Luiziana, një qytet me rreth 80,000 banorë i cili u godit rëndë nga Uragani Laura. Sipas Departamentit të Shëndetësisë në Luiziana, më shumë se 220,000 banorë në Lake Charles vlerësohet të kenë mbetur pa ujë.
Kryetari i bashkisë së qytetit Nic Hunter tha se impiantet e trajtimit të ujit “u dëmtuan” dhe paralajmëroi se nuk ka një afat kohor për rivendosjen e energjisë elektrike.
Presidenti Trump gjithashtu do të vizitojë qytetin Orange pranë Teksasit, një qytet me më shumë se 18,000 njerëz në një zonë ku ekonomia është e varur nga uzinat kimike. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbot tha se zona është jashtëzakonisht me fat pasi Uragani Laura u kthye pak në lindje, duke shmangur një stuhi ?të papërballueshme? siç kishin parashikuar meterologët.
Një ditë para udhëtimit të tij për të vëzhguar dëmin, presidenti Trump e shpalli Luizianën zone të fatkeqësisë natyrore, një veprim që vë në dispozicion fonde federale për të pesë qarqete që ishin në rrugën e drejtpërdrejtë të Uraganit Laura.
Vend-strehimet
Ndërsa ekipet e punës vazhdojnë ditën e dytë të përpjekjeve të kërkimit, shpëtimit dhe mbështetjes në Luizianën Jugperëndimore, po duket një pamje më e qartë e dëmeve të shkaktuara nga uragani Laura.
Pati një shenjë lehtësimi ndërsa humbjet e jetëve të njerëzve nuk ishin të larta – numri i vdekjeve deri tani është 14 – por dëmi në qendrat e populluara si qytetin Lake Charles, një zonë me një popullsi prej 80,000 banorë, është i madh. Ndërtesat në qendër të qytetit janë shkatërruar, lagje të tëra janë kthyer në gërmadha dhe pothuajse 900,000 shtëpi dhe biznese janë pa energji.
Banorët po përpiqen të vlerësojnë humbjen e pronës personale, por mund të duhen ditë, javë ose muaj derisa shumë luizianas të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.
Gjetja e strehimit të përkohshëm pas një katastrofe nuk është kurrë e lehtë, por disa viktima të stuhisë po thonë se pandemia e koronavirusit e ka bërë situatën edhe më të vështirë.
“Im shoq dhe unë jemi të dy në të ’60-at,” tha Mary Gutowski, pensioniste që u zhvendos në qytetin Lake Charles nga Austin, Teksas, më pak se një muaj më parë. “Unë kam qenë në spital tre herë vitin e kaluar. Ne të dy jemi shumë të shqetësuar për faktin se jemi të rrethuar nga njerëz dhe mund të marrim virusin. Por ne nuk mund të rrinim në shtëpi me një stuhi të Kategorisë 4 që po afrohej. Nuk kishim çfarë të bënim?, thotë ajo.
Zonja Gutowski dhe bashkëshorti i saj mbushën një çantë me rroba për disa ditë dhe maska për fytyrën dhe vendosën të shkonin drejt veriut me shpresën për të anashkaluar më të keqen nga stuhia. Ata ishin në gjendje të shmangnin erën më të dëmshme dhe përmbytjet por evakuimi nga shtëpia e tyre në kushtet e një pandemie globale gjithashtu ka sjellë sfida që ata nuk i kishin parashikuar.
Largimi
“Ishte shumë shqetësuese,” i tha zonja Gutowski Zërit të Amerikës ndërsa përpiqej të mbante lotët.
Ajo tha se kur u larguan nga shtëpia e tyre një ditë para stuhisë, nuk kishin ku të shkonin. Zonja Gutowski dhe burri i saj filluan të iknin me makinë dhe menjëherë vunë re që shumë stacione benzine ishin mbyllur për shkak të koronavirusit, ashtu si dhe shumë ndalesa pushimi ku ata normalisht mund të blinin furnizime ose ushqim.
“Ne ishim me fat që e kishim makinën të mbushur me gaz para se të largoheshim ose mund të mos ishim në gjendje të shkonim shumë larg”, tha ajo.
Zakonisht, gjatë fatkeqësive natyrore, qytetet krijojnë vend-strehime urgjente. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, megjithatë, ekziston shqetësimi se virusi do të përhapet në vende të tilla të mbyllura. Në vend të kësaj, qeveritë e shtetit të Teksasit dhe Luizianës u përpoqën të lënë në dispozicion mijëra dhoma hoteli për evakuuesit. Megjithatë, individët kanë njoftuar se e kanë patur të vështirë të gjejnë dhoma hoteli të lira./ VOA
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka nxjerrë një dek...
Në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 131 raste të reja me ...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë kryer 466 në 24 orët...
Protestuesit nuk i janë përgjigjur thirrjes së policisë për ...
Sipas raportimeve të policisë, pothuajse 18,000 njerëz janë ...
Departamentet e shëndetit publik në mbarë Shtetet e Bashkuar...
Marrëveshja e Tajvanit këtë muaj për të blerë avionë luftara...
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar presideni...
Tashmë që shtatori po afron, po fillojnë edhe përgatitjet pë...
Qeveria ukrainase ka ashpërsuar masat e izolimit, duke mbyll...
Ministria e Shëndetësisë Italiane, njofton se gjatë 24 orëve...
Uragani Laura goditi fuqishëm shtetin e Luizianës me shira t...
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka vendosur të largohet ...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 119 rast...
Raundi i fundit i bisedimeve Serbi-Kosovë tregoi, se procesi...
Kandidati demokrat për president, Joe Biden, po refuzon thir...
Gjoba prej 50 eurosh për këdo që kapet pa maskë, ndalim i fe...
Ushtria ruse fajësoi të enjten trupat amerikane për përplasj...
Uragani ‘Laura’ ka shkaktuar dëme të mëdha në Luiziana dhe n...
Për shkak të pandemisë shumë londinezë po punojnë prej disa ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...