web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shifrat në shtetin fqinj/ Paralajmëron ministri i Shëndetësisë: Vjeshta mund të sjellë rreziqe

29 Gusht 2020, 15:01, Kosova & Bota CNA

Në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 131 raste të reja me Covid 19 nga 1.297 teste të kryera që nga dita e djeshme.

Sipas të dhënave nga Shëndetësia, betejën me virusin e kanë humbur 6 persona ndërkohë që 81 pacientë më këtë virus janë shëruar.

Ministri i Shëndetësisë së shtetit fqinj, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se vjeshta mund të sjellë shumë rreziqe, ndërsa bëri thirrje për respektim të masave.

?Masat për mbrojtje personale janë të qarta dhe tashmë shumë të njohura. Dhe nuk janë të vështira për t?u respektuar, jam i sigurt. Nevojitet vetëm pranim i realitetit dhe besim se, nëse u përmbahemi në mënyrë rigoroze, kjo do të kalojë. Se do të kemi sukses , ndërsa suksesi do të jetë i yni, i përbashkët. Dëshiroj t?ju bindë se si ministër bëj gjithçka nevojitet për t?u përgatitur për periudhën e vjeshtës. I përforcojmë kapacitetet spitalore dhe kuadrin ? deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga