web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthimi i granatës i mori jetën 6-vjeçarit dhe plagosi një tjetër/ Zbardhen detaje nga ngjarja tragjike

27 Gusht 2020, 07:39, Kronika CNA

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së djeshme, ku një 6-vjeçar humbi jetën ndërsa një fëmijë tjetër 5 vjeç mbeti i plagosur, si pasojë e shpërthimit të një granate.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Siman, të Gramshit, ku mësohet se dy fëmijët, të afërm me njëri-tjetrin, ishin duke luajtur në oborrin e banesës së R.LL, me një granatë  të vjetër,  e cila ka shpërthyer dhe si pasojë ka lënë të plagosur të dy fëmijët e mitur.

Fëmija  A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq grupi hetimor ka filluar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Siç raporton Aldo Kozarja për ABC Neës, dyshohet se granata mund të jetë fshehur brenda banesës ku ndodhi shpërthimi, ose mund të ketë qenë e mbetur në rrethinat e saj që prej vitit 1997.

Ndërkohë i mituri 5-vjeç i plagosur rëndë është transportuar mbrëmjen e djeshme drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.





Lajmet e fundit nga