web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tragjedi në Gramsh/ Shpërthen granata, humb jetën 6-vjeçari, plagoset një tjetër i mitur

26 Gusht 2020, 19:16, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gramsh, ku një fëmijë ka humbur jetën tragjikisht.

Mësohet se një fëmijë 6 vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një granate ndërsa një tjetër i mitur ka mbetur i plagosur.

“Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë të vjetër, ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur. Fëmija A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton polica./CNA.al





Lajmet e fundit nga