web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpiku histori me gangsterë shqiptarë dhe u dënua nga gjykata, trajneri i Anglisë përjashton Meguajerin

25 Gusht 2020, 21:35, Sport CNA

Historia e Herri Meguajr në Mikonos merr përmasa gjithnjë e më të turpshme: Për këtë arsye, trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, ka vendosur që të përjashtojë mbrojtësin e Mançester Junajtid nga skuadra për ndeshjet e muajit shtator. Futbollisti u arrestua për një zënkë në ishsullin grek e atje u dënua përveç të tjerave për mashtrim, apo edhe se ka tentuar të përdorë ryshfet ndaj policisë greke.

Prokurori i çështjes akuzoi si mashtrues Meguajr, për faktin se kishte deklaruar se kishte marrë pjesë në sherr bashkë me familjarët e tij, meqë një shqiptar ishte munduar të injektonte motrën e tij me një substancë narkotike.

Avokati I policëve me të cilët u përball Meguajr, tha për mediat angleze se lojtari kishte trilluar një tufë gënjeshtrash dhe as nuk kishte kërkuar falje për to. ?Ai fyeu policët tanë dhe bashkë me shokët e tij lënduan tre prej tyre. Ata u desh të dërgoheshin në spital pasi u goditën brutalisht nga Meguajr, vëllai i tij dhe një mik i tyre. Pastaj ata trilluan një histori rreth shqiptarëve që sulmuan motrën e tyre. Nuk kam dëgjuar kurrë kaq shumë plehra.

Kjo është një sjellje e turpshme për të mbuluar sjelljen e tyre të shpifur, si dhe një fyrje ndaj shqiptarëve dhe policisë greke. Ai është një personazh që merret për shembull, duhet të ulë kokën me turp dhe të kthehet në Greqi të kërkojë falje?, deklaroi sot avokati pasi gjyaktësi e shpalliu Meguajr fajtor për të tre akuzat me të cilat përballej duke i dhënë një dënim me burg të pezulluar prej 21 muajsh.





Lajmet e fundit nga