web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Fati braktis Tiranën, serbët festojnë në "Air Albania"

25 Gusht 2020, 20:00, Sport CNA

Eliminim i pamerituar! Tirana ka qenë e pafat në sfidën ndaj Crvena Zvezdës, teksa u mposht me rezultatin 0-1 në ?Air Albania?, në sfidën e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Një gol i ardhur nga goditja e këndit në minutën e 61, nxori jashtë kompeticionit më të rëndësishëm kampionët e Shqipërisë. Pavarësisht se takimi u dominua nga skuadra shqiptare, në fund ishin serbët ata që festuan!

FT: TIRANA-CRVENA ZVEZDA 0-1

Tomane 61′

Pjesë e parë dinjitoze për Tiranën, që ishte dominuese ndaj skuadrës serbe, duke rrezikuar 3 herë portën me anë të Muçit, Kalesë dhe Hoxhallarit, ky i fundit detyroi portierin mik të bënte një superpritje, duke e dërguar topin në këndore!


FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Lika, Toshevski, Najdovski, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kobina, Torasa, Kale, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo:

CRVENA ZVEZDA: Borjan, Gobeljiç, Degenek, Milunoviç, Rodiç, Ivaniç, Sanogo, Spiridonoviç, Kanga, Katai, Ben Nabouhane.





Lajmet e fundit nga