web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ushtronin lojëra fati në Korçë/ Arrestohet një person në flagrancë, procedohen penalisht 4 të tjerë

23 Gusht 2020, 08:16, Kronika CNA

Policia e Korçës ka ushtruar kontrolle për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Si rezultat i kontrolleve në lagjen nr. 12, në lokalin e shtetasit L. P., 29 vjeç, banues në Lushnjë, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 laptop dhe 6 tableta të cilat dyshohet se shërbenin për vënien e lotarive sportive.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve, bënë shpalljen në kërkim për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” të shtetasit L. P.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë për veprën penale “Organizimi i lojrave të palejuara” shtetasi Gj. Th., 42 vjeç, banues në Korçë, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Moskallëzimi i krimit”, ndaj shtetasve E. P., 25 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, banues në Korçë, të tre punonjës të këtij lokali.

Ndërkohë, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga