web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goditi një person dhe i dëmtoi mjetin/ Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit, arrestohet 34-vjeçari

22 Gusht 2020, 15:41, Kronika CNA

Parandalohet nga shërbimet e Komisariatit Nr.6 në Tiranë, përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti.

Pas njoftimit të marrë se në rrugën “Konferenca e Pezës”, tek “Ish Qyteti i Nxënësve” dy shtetas po konfliktoheshin, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë ndërhyrjes në kohë është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit ku shtetasi R.S, kishte hipur mbi mjetin e shtetasit K.B, të cilin ja kishte thyer dhe po e kërcënonte si dhe po tentonte ta qëllonte me sende të forta, por është vënë në pranga nga Policia.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R.S, duke lëvizur me një monopatinë është trembur nga mjeti me drejtues K.B, i cili po lëvizte në të njëjtin drejtim me këtë shtetas. Më pas shtetasi R.S., e ka goditur me grushta si dhe i ka dëmtuar mjetin me sende të forta shtetasit K.B.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.S., 34 vjeç, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me dashje??,?? Plagosje e lehtë me dashje?? dhe ??Kanosja” .

Ndërkaq, materialet procedurale do t?i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./ CNA.al





Lajmet e fundit nga