web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ 2 ishë të Skënderbeut në krah të tij, Ilir Daja kryen stërvitjen e parë me Partizanin

12 Gusht 2020, 16:51, Sport CNA

Pasditen e sotme ka nisur edhe rrugëtimi i Partizanit të sezonit 2020-2021.  Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, në orën të kuqtë startuan seancën e parë stërvitore për edicionin e ri në kopleksin ?Pepa? në Elbasan.

Dëshira dhe kërkesa e trajnerit të ri është që ekipi pjesën dërrmuese të seancave stërvitore t?i zhvillojë në fushë me bar natyral, dhe për këtë arsye, e nisin nga Elbasani.

Në këtë seancë të parë është prezantuar dhe stafi i ri teknik ku Ilir Bozhiqi do të jetë trajner i portierëve, ndërsa Artim Pollozhani do të jetë ndihmësi i Dajës. Si Pollozhani ashtu dhe Bozhiqi kanë qenë në krah të Dajës në stërvitjen e fundit.

Në stërvitjen e sotme gjithashtu kanë qenë të pranishëm edhe kapiteni Alban Hoxha si dhe braziliani Lukas Kardozo si dhe afrimi i paralajmëruar nga Hong Kongu, mesfushori Remi Dujardin. Mungesat e vetme ishin ato të Bardhit, Malës dhe Melos, që sipas klubit janë me leje dhe i bashkohen ekipit për pak ditë. Vlen të përmendet fakti se në stërvitjen e parë kanë qenë të pranishëm 19 lojtarë.





Lajmet e fundit nga