web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Panik te Barcelona, 1 lojtar me Koronavirus

12 Gusht 2020, 09:55, Sport CNA

Rast me koronavirus te Barcelona. Ekipi i famshëm spanjoll, ka marrë lajmin e keq dy ditë përpara sfidës çerekfinale kundër Bayern Munchen në Champions League.

Nëntë lojtarë të Akademisë iu nënshtruan tamponëve pasditën e djeshme dhe një prej tyre rezultoi pozitiv, lajm që raportohet nga katalanasit nëpërmjet një postimi në Twitter.

Lojtari, emri i të cilit nuk zbulohet, ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe është asimptomatik. Ai ka nisur karantinën në shtëpinë e tij pa humbur kohë.

Për fat të mirë, djaloshi nuk ka pasur kontakte me asnjë nga lojtarët e ekipit të parë, që nesër do të udhëtojnë drejt Lisbonës, qytet ku do të përballen me kampionët e Gjermanisë të premten (21:00).





Lajmet e fundit nga