web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tirana bëhet e frikshme, zbulohet afrimi i radhës te kampionët

12 Gusht 2020, 10:10, Sport CNA

?Prisni tre afrime te Tirana?, tha presidenti Refik Halili, ndërkohë që emrat i mban sekret. Gjithsesi i pari është zbuluar dhe bëhet fjalë për një ?xhol? që luan në mbrojtje dhe në mesfushë.

Filip Najdovski është ai që e presin te Tirana dhe sot pritet të nënshkruajë dhe të zyrtarizohet. Kampion me Vardarin në Maqedoni dhe një nga lojtarët më të spikatur.

Ai do të provojë për herë të parë Superioren dhe te kampionët e Shqipërisë gjen edhe Kristijan Toshevskin, i cili ishte gjithashtu pjesë e Vardar vjet.

Najdovski vite më parë ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, kurse me klube është aktivizuar te Napredok, Teteks dhe Pobeda.





Lajmet e fundit nga