web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kampionët e Tiranës nuk ndalen, konfirmojnë goditjen e radhës në merkato

12 Gusht 2020, 15:09, Sport CNA

Filip Najdovski është zyrtarisht futbollist i Tiranës. Së fundmi ka qenë klubi që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka konfirmuar afrimin e mesfushorit me tipare sulmuese, i cili është bashkuar me skuadrën në Pogradec, ku po zhvillon fazën përgatitore. Vlen të theksohet fakti se 27-vjeçari, ka menaxher, ish-sulmuesin e Flamurtarit, Aleksandër Bajevskin, i cili mundësoi kalimin e tij në Kategorinë Superiore, te kampionët në fuqi.

Kujtojmë që Najdovski, sezonin e fundit ishte pjesë e kampionëve të Vardarit, ku ishte një nga lojtarët më të spikatur në këtë skuadër. Futbollisti vite më parë ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.  Më herët në skuadër bardheblu janë afruar edhe sulmuesi Avdijaj si dhe mbrojtësi Toshevski.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Filip Najdovski vishet bardheblu! Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Filip Najdovski. Mesfushori me tipare sulmuesi ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. 27 vjecari i është bashkuar sot skuadrës në Pogradec ku po zhvillohet faza përgatitore. I urojmë suksese me fanellën e re.

 





Lajmet e fundit nga