web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Berisha shkëlqen në Australi, shqiptari shënon dopietë

12 Gusht 2020, 12:52, Sport CNA

Besart Berisha vazhdon zakonin në Australi, teksa në ndeshjen e ditës së sotme ia ka dalë të realizojë një dygolësh ndaj Perth Glori. Sulmuesi që aktivizohet me Uestern Junajtid falë realizimeve të tija, i dhuroi tre pikët skuadrës.

Goli i parë erdhi në minutën e 27, teksa pas një harkimi në zonë Berisha tregoi të gjithë nuhatjen prej sulmuesi duke dërguar sferën në rrjetë. Sakaq, në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 52, 35-vjeçari nuk gaboi nga pika e bardhë.

Falë këtij trepikëshi, skuadra e Uestern Junajtid renditet në vendin e gjashtë të kampionatit duke qenë aktualisht pjesë e play-off, me shpresën se falë aftësive të futbollistit shqiptar të arrijë të tjera rezultate pozitive.





Lajmet e fundit nga