52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Me hedhjen e bombave bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki filloi një epokë e re e tmerrit në botë. Ka shumë pak shanse që këto armë të asgjësohen, mendon Felix Steiner.
Njerëzit do të përballen me armët më moderne të kohës, e ndalimet nuk kanë për të ndihmuar shumë. Gjithmonë do të ketë njerëz që do t’i përdorin ato, për të arritur përparësi për vete.
Me këto informacione më ka përballur para plot 40 vitesh mësuesi im i shkencave shoqërore. Ai ka të drejtë edhe sot. Vërtet kanë mbetur vetëm një e treta e kokave të atëhershme bërthamore, por armët bërthamore nuk janë asgjësuar. Ato vetëm kanë ndryshuar, por nuk luan kurrfarë roli nëse një armë bërthamore shkatërron vetëm dhjetë herë apo 100 herë tërë botën. Mjafton vetëm një herë.
Armët bërthamore si siguri
Shumë më vendimtare është se kush posedon armë bërthamore. Me Pakistanin dhe Korenë e Veriut kanë ardhur në 40 vjetët e fundit edhe dy vende të tjera, të cilat kanë këto armë, që paraqet një problem të madh në strategjinë për çarmatosjen.
Për shembull Koreja e Veriut: Diktatori Kim Jong Un është takuar dy herë me presidentin amerikan Donald Trumpn, pa rezultat. Ndryshe nga Irani, i cili ende nuk ka ndonjë armë bërthamore, por e ka bërë të qartë se ky është qëllimi i tij. Po Ukraina do t’ia kthente edhe njëherë armët bërthamore Rusisë, po ta dinte se ajo do ta okuponte Krimenë? Ne e dimë tani se ai që ka armët më shkatërruese, jeton më i sigurt.
Rasti i Pakistanit – gjëja më e rrezikshme në programin bërthamor të Pakistanit nuk është instabiliteti kronik i vendit dhe papërllogaritshmëria e regjimit si dhe armiqësia tradicionale me Indinë, por bizneset e Abdul Kadir Khan, që konsiderohet si “babai i programit bërthamor pakistanez”. Ai ia ka shitur njohuritë e tij teknike Teheranit, Pjonjangut dhe Tripolit. E ndoshta edhe dikujt tjetër? Kjo nuk dihet.
Mësuesi im ka pasur të drejtë: Gjithmonë ekziston dikush që do të sigurojë epërsi. E dyshueshme, nëse mund të mbështetemi tek arsyeja e njeriut. Ekzistenca e armëve bërthamore sikur edhe njohuritë për ndërtimin e saj mbeten rrezik i përhershëm.
Presioni duhet të vije nga poshtë
SHBA mbeten deri më sot fuqia e vetme, e cila e ka përdorur këtë armë të fuqishme vdekjeprurëse. Historinë e shkruajnë fituesit, por hedhja e këtyre armëve dhe vrasja e mbi 200.000 njerëzve në Hiroshima dhe Nagasaki, plotëson të gjitha kriteret e krimeve të luftës. Historianët kaherë kanë dëshmuar se shpjegimi për hedhjen e këtyre dy bombave – invazioni japonez që rezultoi me mijëra ushtarë të vdekur amerikanë – ka qenë një gënjeshtër grandioze. Kjo sepse Japonia ka ofruar kapitulimin para hedhjes së këtyre bombave.
Shumica e amerikanëve megjithatë e justifikon edhe sot hedhjen e këtyre bombave. Shpresë jep fakti që më pak se gjysma e të rinjve të moshës 18-29 vjeç mendon kështu. Në të ardhmen ndoshta do të ketë një president amerikan (si Barack Obama me 2016) i cili jo vetëm që kërkon që të mos harrohet ajo që ka ndodhur në Hiroshima në gusht të vitit 1945, por edhe të kërkojë falje për këtë vepër. Për këtë nuk mjafton vetëm presioni në konferencat ndërkombëtare. Presioni duhet të vijë nga poshtë, nga populli.
Fundi i armëve bërthamore
Vetëm një hap i tillë nuk i heq armët bërthamore. Por do të ishte fillimi i përbuzjes së këtyre armëve. E kjo jep shpresë se gjërat si ato në Hiroshima dhe Nagasaki nuk do të përsëriten.
Por armët bërthamore me siguri do të zhduken vetëm atëherë kur njerëzit të zbulojnë ndonjë armë edhe më të rrezikshme dhe më vdekjeprurëse. Të gjitha të tjerat mbeten vetëm një utopi e pastër. Mësuesi im e ka ditur këtë prej kohësh./DW
Kur një grupim i vogël ushtarësh romakë u nisën t’u ngjitesh...
“Bush Center”Condoleezza Rice, ka ushtruar detyrën e Sekreta...
Nga Aitor Hernandez-Morales, Kalina Oroschakoff & Jacopo Bar...
Nga Thomas J.Bollyky & Chad P.BownZyrtarët e administratës T...
Për dekada të tëra, bota ka injoruar paralajmërimet për pand...
Vaksina është fjala magjike, tek e cila ne kemi varur çdo sh...
Në vitet 1920, Fric Harman ishte i njohur si një shitës i su...
Nga Genadi Rudkevich “The Moscow Times”Bjellorusët do të shk...
Në Rusi mund të ketë aktualisht deri në 40 qytete të mbyllur...
Nëse keni qenë të infektuar nga koronavirusi, që shkakton të...
Nga Mark Leonard “Project Syndicate”A është Turqia Rusia e r...
Nga Tom Del Beccaro “Fox News”Politika amerikane është aq e ...
Nga Gideon Rachman “The Financial Times”Referendumi mbi Brex...
Koronavirusi që shkakton Covid-19 ka prekur më shumë se 18 m...
Shën Korona, është një nga shenjtoret më pak të njohura të K...
Për shërbimet e tij si monark i ri, Huan Carlos do të kishte...
Një studim i Greenpeace tregon se çfarë mund të ndodhë, nëse...
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, edhe ushtarakët gjermanë...
Kur u hodh bomba bërthamore në Hiroshima, Tsutomu Jamaguçi p...
Shpërthimi i jashtëzakonshëm i të martës në kryeqytetin e Li...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...