Connect with Us

Ben Blushi justifikon falsifikimin/ Katër faktet që e nxjerrin zbuluar dhe Natalia e pafajshme

Politikë

Ben Blushi justifikon falsifikimin/ Katër faktet që e nxjerrin zbuluar dhe Natalia e pafajshme

Publikuar

-

Ekskluzive-Skandali me falsifikimin/ Kallëzohet penalisht vajza e Ben Blushit dhe noterja e tij

Ish-deputeti socialist Ben Blushi ka reaguar pas publikimit të dokumenteve zyrtare ku dukej qartë se firma e vajzës së tij ishte falsifikuar në një akt noterial, ku blihej një pronë me vlerë marramendëse në Korçë. Beni ka gjetur justifikimin duke theksuar se këtë e bën Sali Berisha duke dashur ta politizojë çështjen.

Është ky Ben që thoshte se po e sulmonte Ridvan Bode, Niko Peleshi, Arben Ahmetaj, Aleksandër Frangaj, Alban Jaho, Albert Sino, Sokol Meqemeja, etj. etj. etj. mediat e opozitës etj etj. Sot më në fund tha Sali pasi nuk gjeti shpëtim për më shumë se 4 muaj të vërteta e skandale.
Në fakt Ben Blushi sërish gënjen dhe kërkon të shpëtojë duke u fshehur pas gishtit.

Së pari, Ben Blushi nuk ka asnjë arsye ta ngatërrojë vajzën me këtë çështje. Kjo për faktin se Natali Blushi nuk ka qenë aspak në Shqipëri kur është firmosur kontrata.  Kush e firmosi kontratën tek noterja për Natalinë, ky është thelbi i problemit. Firma është false dhe noterja mban përgjegjësi ligjore.

Së dyti, në rast se Beni i ka bërë dhuratë vajzës ta gëzojë, por nuk mund të thotë pse lirë pse shtrenjtë. Sepse kur çmimi është 10 apo 15 herë më i lirë se vlera e tregut ka korrupsion, fshehje të vlerës reale, kjo e bërë nga një politikan në atë kohë deputet dhe ka përgjegjësi ligjore.

Së treti, ku shkruhet që politikanët që bëjnë libra kanë të drejtë të falsifikojnë firmat në prani të noterës dhe dhuratën që i bëjnë fëmijës duhet ta shkruajnë 10 apo 165 herë në vlerë më të ulët se tregu.

Së katërti, mund t’i tregosh Natalisë si ja bëre nënën aksionere me pronarët e koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri. Tregoja mos ja fshi si u bëre ortak me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe më pas bleve Lori Kafe. Tregoja mos ja fshi këto të vërteta, apo ke vendosur t’i mbash për pleqëri mos ja japësh fëmijëve dhuratë?

Për ta mbyllur, këndin e leximit e ka me dritare nga toka 2 mijë m² që legalizove në Dardhë duke u sherrosur me komshinjtë apo bie nga rruga poshtë, se këtej nga komshinjtë vërtet duhet të ketë turp të nxjerrë kokën, pasi babai mori me legalizim atë që nuk i takonte sepse është drejtor i Top Channel?

LEXO EDHE:  Nga Sali Berisha/ 28 nëntori 1944, Shqipëria – nga një pushtim i vjetër në një pushtim të ri

Natalinë mos e përfshi në këtë histori Ben Blushi! Nuk të mëshiron kush se përdor emrin e saj? Kaq keq ke katandisur sa përdor vajzën të shpëtosh suratin tënd të ndorur? 

Ti je një politikan, ish-deputet, ish kryetar partie, kryetar grupi parlamentar, ministër. Ti je njëri që je paguar më taksat e shqiptarëve, por së fundi si drejtor televizioni je marrë peng, e nuk je aspak i lirë. Je peng i 2 mijë m² truall që legalizove në Dardhë duke mos qenë pronar, je peng i 6 mijë m² në Dhërmi që po hetoin SPAK, je peng i përplasjeve me biznesmenin Pandi Carapuli apo Arben Reli. Je peng i Vjollca Hoxhës, gjyqeve dhe konflikteve të pronësisë. Je peng i akuzave nga biznesmenë, me letra edhe në ambasadën e SHBA-ve.

Po Beni ti je për të ardhur keq sepse je peng i grykësisë tënde. Je peng dhe i vetmuar, shiko rrotull, s’ke më asnjë shok, asnjë bashkëpunëtor, por ke ngelur vetëm ti me grykësisë tënde. Ke ngelur i vetmuar dhe i urritur për të rrëmbyer ç’të mundësh, për të bërë intriga, sulmuar, gënjyer, anatemuar e copëtuar kë të kesh mundësi.

Leje jashtë kësaj historie Natalinë, ajo s’ka faj, as pse të ka baba. Natalia është princesha që në këtë histori duhet të qëndrojë jashtë, ajo nuk është as falsifikatorja, as rrëmbyesja e pronave, as njeriu që fshehu vlerat, e as njeriu që çoi vjehrrin të bëhej pronar pallati. Natalia është krenare që të ka baba mos ki dyshim, edhe pse ti je grykësi dhe intriganti më i fëlliqur në historinë e medias shqiptare, por ajo nuk mund ta zgjedhë babanë./CNA.al

Kush është Natali Blushi, vajza e Benit me pasuri 500 milionëshe vetëm 20 vjeçe

Skandalet e Ben Blushit/ Natalia është e pafajshme! Babanë askush nuk e zgjedh dot!

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Prona 500 milionëshe/ Kush është noterja që falsifikoi firmën e vajzës së Ben Blushit?!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Publikuar

-

Nga

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Ori Nebijaj nuk njihet thjesht si moderator por është shumë e njojur edhe në politikë. Nebijaj ishte pjesë e listave të PD në zgjedhjet e 25 Prillit ku arriti të merrte 5599 vota por nuk u bë pjesë e Kuvendit.

E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ajo ka zbuluar se cilat janë projektet me të cilat do të merret pas zgjedhjeve.

Jemi përpara sezonit veror dhe është sezoni i katërt i pushimeve në “Pushime on Top”. Është e padiskutueshme rikthimi i programit, nuk mund të mungojë, është një nga prodhimet më të bukura verore. Nuk mund të mungojë kurrsesi”,u shpreh Nebijaj.

Përsa i përket votave që ka marrë në zgjedhjet e 25 prillit Ori është shprehur se votat  që mori janë një mesazh i fortë për të gjithë politikën.

LEXO EDHE:  Nga Sali Berisha/ 28 nëntori 1944, Shqipëria – nga një pushtim i vjetër në një pushtim të ri

LEXO EDHE:  Balili mbrohej me urdher nga lart/ Çmimi 15 mijë euro në muaj

Ka një numër votash që është frymë dhe pëlqim që ti nuk e kupton dhe nuk ta prek dot njeri. Ka një votë qytetari që nuk preket, e kjo është edhe vota që erdhi te kandidatura ime, e cila u perceptua si një frymë e re. Rreth 6 mijë vota janë shumë kur je një individ i vetëm e nuk ke një strukturë të mirëfilltë, apo dikë që të mbështet financiarisht. Mendoj se votat që mora dhanë një mesazh të fortë për të gjithë politikën”, ka thënë Ori Nebijaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A u takua Meta me anëtarët e Agimit të Artë?/ SHISH paralajmëroi Presidentin

Publikuar

-

Nga

Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, është trajtuar dhe një informacion i mbërritur nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Sipas gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, SHISH ka paralajmëruar Presidentin të mos takohet me dy persona, pasi sipas SHISH ata kishin lidhje me Agimin e Artë.

Në lidhje me këtë informacion, Komisioni Hetimor kërkon t’i shkojë deri në fund për të mbërritur në përfundimin nëse presidenti Meta e ka marrë seriozisht këtë paralajmërim të SHISH, shkruan TCH.

LEXO EDHE:  Berisha publikon videon krah Patozit dhe Topit/ Kujton 11 vjetorin e anëtarësimit në NATO dhe kundërshtimet e Ramës

LEXO EDHE:  Foto/ Babai i ministres së Ramës s’pyet për karantinë, drekon në resortin luksoz

Por, mbetet e paqartë nëse kreu i shtetit është takuar apo jo me këta dy persona gjatë fushatës elektorale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ajet Zyberi në krye të IMT/ Ministri i Brendshëm prezanton zëvendësin e Dallëndyshe Bicit

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka prezantuar sot, kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Ajet Zyberi është emëruar në vend të Dallëndyshe Bicit e cila kandidonte për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit.

Bici nuk arriti të zgjidhej deputete, por pas garës u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e zv/ ministres së Mbrojtjes.

Ajet Zyberi ka qenë  Drejtor i Policisë së Korçës në kohën kur Ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

LEXO EDHE:  Vrasja e dytë e Azem Hajdarit

LEXO EDHE:  Balili mbrohej me urdher nga lart/ Çmimi 15 mijë euro në muaj

Zyberi ka disa vite që është liruar nga Policia e shtetit, ndërsa me ndryshimet e fundit ligjore IKMT, ka kaluar në varësi të Ministrisë së Brendshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE