web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vllaznia prezanton drejtorin e ri sportiv, Xhaferi: Na e propozoi Rijeka

7 Gusht 2020, 09:19, Sport CNA

Vllaznia nis projektin e ri dhe në pritje të firmës me trajnerin Tomas Brdariç, ka prezantuar sot drejtorin sportiv Matko Djarmati. Ish-futbollisti kroat me të kaluar në futbollin tonë, ka shkuar në Shkodër me propozim të klubit të Rijekës, me të cilin shkodranët po mundohen të bëjë një binjakëzim, siç ka shpjeguar investitori i ri në klub, Alban Xhaferi.

?Ky finalizim erdhi si rrjedhojë e një bashkëpunimi që kemi bërë me klubin e Rijekës, një binjakëzim me qëllimin e mirë për të ndarë eksperiencën e tyre me ne. Ishte propozim i tyre, pais dëgjuam edhre planin e Matkos për klubin dhe objektivin që kemi për vitin tjetër, u arrit ky akord. Jam optimist që vitin tjetër Vllaznia do të jetë me rezultate e objektiva të rinj, që është për të kapur Kupat e Europës. Uroj e shpresoj që të jetë një fillim i mbarë për të gjithë ne dhe t?ia dalim sa më mirë?, tha ai.





Lajmet e fundit nga