“Mos më thuaj mua e dashur”/ Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore: Je bardh e zi në mendje
Komisioni për Reformën Zgjedhore u shoqërua me debate mes ...
Komisioni për Reformën Zgjedhore u shoqërua me debate mes ...
Sa herë hapet merkatoja, Majkëll Ngo bëhet çështje te Tirana. Megjithatë, klubi bardheblu i ka rezistuar çdo kërkese që ka bërë anglezi në këto tri vite, duke e bindur të qëndrojë në kryeqytet. Tashmë, pas një sezoni ku Tirana fitoi titullin, sërish e ardhmja e sulmuesit është e mbushur me mister. Kontrata e tij ka skaduar, ndërsa i është bërë një ofertë nga klubi për rinovim.
Ngo ishte kryegolashënues i skuadrës me 13 gola dhe 15 asiste në kampionatin e fundit, por palët në këtë moment duken larg një bashkëpunimi për sezonin e ri. Lojtari ka udhëtuar drejt Anglisë dy ditë më parë dhe nuk dihet nëse do të kthehet pranë skuadrës në prag të nisjes së përgatitjeve për Champions.
Dje për sulmuesin kishin shkruar mediat nigeriane, duke aluduar se ai ka refuzuar një kontratë 2-vjeçare të ofruar nga Tirana. Për të mësuar të vërtetën e situatës me anglezin, ?Panorama Sport? kontaktoi me menaxherin Mario Cenolli, i cili sqaroi gjithçka në lidhje me sulmuesin, madje komentoi edhe sherrin në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes Teuta-Tirana 2-0 për Kupën e Shqipërisë.
Mario, Ngo është kthyer në Angli, ndërsa dje është shkruar në mediat nigeriane se ka refuzuar një kontratë 2-vjeçare të ofruar nga Tirana. E konfirmoni këtë?
Jo, nuk është e vërtetë. Mua si përfaqësues i lojtarit nuk më ka ardhur asnjë ofertë për dy vite nga Tirana. Në momentin që vjen diçka e tillë, nuk e kam problem ta pranoj dhe të them që e kemi refuzuar. Prandaj, e theksoj që nuk është e vërtetë absolutisht.
Dakord, por cila është e vërteta me sulmuesin në bisedimet me klubin?
E vërteta është se ne kemi pasur disa bisedime paraprake me klubin e Tiranës. Normalisht, duke parë ecurinë mjaft të mirë të kampionatit që lamë pas, interesi i Tiranës është që Majkëlli të jetë pjesë e ekipit edhe për sezonin e ri. Zyrtarisht klubi ka paraqitur ofertën për lojtarin, ashtu siç edhe ne kemi parashtruar kërkesat tona. Për momentin kjo është e gjithë situata dhe nuk kemi diçka të re.
Dëshira e lojtarit është të qëndrojë apo të shikojë një opsion tjetër?
Dëshira e lojtarit është që të rritet profesionalisht dhe të shkojë diku që mund të fitojë vazhdimisht trofe. Ai është shumë i lumtur që fitoi titullin me Tiranën, por në fund lojtari do të shikojë opsionin e tij më të mirë për karrierën. Nëse qëndron në Shqipëri, Tirana mbetet opsion i parë; nëse nuk na pëlqen oferta, atëherë ka mundësi të tjera. Disa oferta kanë ardhur, kështu që do të shohim në vazhdimësi.
Atëherë na i zbuloni ofertat?
Emra klubesh mos prisni, por di të them që janë ekipe të njohura në Poloni, Portugali, Bjellorusi dhe Izrael.
A ka detyrime Tirana ndaj lojtarit, që ndoshta mbajnë pezull edhe vazhdimësinë?
Nuk më pëlqen të flas për detyrime të pashlyera. Tirana e di shumë mirë se çfarë i detyrohet lojtarit dhe besoj se ato do të shlyhen shumë shpejt.
Garet Bejl nuk udhëtoi në Mançester dhe kjo ishte shenja e f...
Kukësi bllokon për momentin transferimin e Valon Ethemit te ...
Sevilla ka mposhtur me lehtësi skuadrën e Romës.Në letër pri...
Mauricio Sarri është gjithmonë nën vëzhgim, edhe pse i dha t...
Bajram Jashanica është larguar nga Skënderbeu pas 7 sezoneve...
Valon Ethemi ka kryer vizitat mjekësore dhe ishte gati të zy...
Ngjitja e Partizanit B në Kategorinë e Parë pritet të ngrohë...
Elseid Hysaj kthehet përsëri ne qendër të merkaots me një hi...
Eksperienca me Kukësin zgjati vetëm pak muaj dhe nuk pati nj...
Pas aventurave me Dritën në Kosovë dhe Besën e Kavajës, Luka...
Mbrojtësi veteran Tefik Osmani ka publikuar një tjetër mesaz...
Vllaznia ka marrë formë sa i përket sezonit të ardhshëm, tek...
Chelsea do të përballet ndaj Bajernit në “Champions League”,...
Florian Kamberi, një sulmues me aftësi ndryshe që do të ketë...
Majkëll Ngo pritet të qëndrojë te Tirana gjatë ndeshjeve të ...
Moderatorja Ilda Bejleri ka folur për shkëputjen e saj nga t...
Zbulohen ndihmësit e trajnerit Ilir Daja pas emërimit te Par...
Bajram Jashanica është në shënjestrën e Tiranës dhe Partizan...
Aleksis Sançez është zyrtarisht lojtar i Interit. Sulmuesi k...
Verona ishte një surprizë e bukur për këtë sezon të Serie A,...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...