web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Tropojë/ Punëtori humb jetën teksa rregullonte makinerinë, arrestohet pronari i biznesit

5 Gusht 2020, 07:20, Kronika CNA

Arrestohet pronari i një biznesi inertesh në Tropojë, pasi dje në biznesin e tij ka ndërruar jetë një punëtor.

Punëtori i tij, 29 vjeçar ka ndërruar jetë pasi u plagos duke rregulluar një makineri. Në pranga ka rënë pronari me iniciale Sh.M. 48 vjeç.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin Sh. M., 48 vjeç, banues në fshatin Bujan, pronar i një biznesi inertesh në fshatin Bujan.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 04.08.2020, ka shkuar në spitalin e qytetit të Bajram Currit, pa shenja jete, një punëtor i këtij biznesi, shtetasi A. K. (M.), 29 vjeç, banues në Bujan, i cili gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar një makineri, aksidentalisht ka gjetur vdekjen”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga