web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Organizoi dasmë/ Gjobitet me 1 milion lekë administratori i lokalit në Fushë-Milot

4 Gusht 2020, 16:24, Kronika CNA

Policia e Kurbinit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një lokali në Fushë-Milot, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ për masat anti-covid.

Ai është gjobitur me është 1 mln lekë, për arsye se është hera e parë që po kryen këtë shkelje, në rast përsëritje ajo shumëfishohet deri në mbyllje të aktivitetit.

“Policia e Kurbinit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një lokali  në Fushë-Milot, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1  restorant dasmash në Fushë Milot që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit. Për këtë subjekt, me administrator shtetasin B.Gj. 44 vjeç ,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Lezhës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, njofton policia./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga