web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i trefishtë në Elbasan/ Humb jetën një grua, plagosen tre shoferët

5 Gusht 2020, 07:45, Kronika CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Murras ku mjeti tip ? Skoda?, me drejtues shtetasin A.I.,rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip ?Skoda? me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip ?Benz? me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja G.I.,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, e cila ishte pasagjere në mjetin tip ?Skoda?, si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./CNA.al





Lajmet e fundit nga