web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Antikushtetues dhe i papranueshëm”/ Meta “kërcënon” Ramën, nuk kursen as ndërkombëtarët

30 Korrik 2020, 12:43, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar si antikushtetuese dhe të papranueshme ndryshimet kushtetuese, të miratuara sot nga parlamenti.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka shigjetuar edhe ndërkombëtarët, deklaratat e të cilëve i cilëson si hipokrite.

?Akti i sotëm i ndryshimit të njëanshëm dhe me urgjencë të pajustifikueshme të Kushtetutës nga Kuvendi me legjitimitet të cunguar, është antikushtetues dhe i papranueshëm!

Ndryshimi i dhunshëm i Kushtetutës asgjesoi marrëveshjet konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit që mundësuan një proces dhe produkt gjithëpërfshirës, duke hedhur përsëri në erë mirëbesimin ndërmjet palëve, paqen sociale në vend dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Retorikat oportuniste dhe hipokrite të disa ndërkombëtarëve shkojnë kundër aspiratës dhe projektit strategjik të shqiptarëve për të ndërtuar një të ardhme europiane.?-shkruan Meta.

Më tej, ai thekson se asnjë bandë pengmarrëse s?do të mund t?i shpëtojë përgjigjes së merituar që do të marrë nga forca e qytetarëve të bashkuar kundër këtij grushti shteti.

Po ashtu Meta ka ?kërcënuar? kryeministrin Edi Rama, ndërsa thekson se do ti përgjigjen shqiptarisht.

?Presidenti i Republikës si gjithmonë do të jetë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të drejtave të patjetërsueshme dhe vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre.
Edi Rama e ftoi sot popullin shqiptar në një përballje historike. Ai u mburr sot se është djali i komunistit që vari në mes të Kukësit poetët për fjalën e lirë.

Ne shqiptarët do t?i përgjigjemi shqiptarisht deri në fund! ?-përfundon Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga