web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Një hap para”/ Paralajmëron deputeti Andi Përmeti: Beteja vazhdon

30 Korrik 2020, 11:37, Politikë CNA

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, e cilëson vetëm një hap para, po jo të mjaftueshëm votimin e sotëm të parlamentit për hapjen e listave.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Përmeti shkruan se beteja do të vazhdojë.

?Nje hap para!

Sot Kuvendi i Shqiperise miratoi me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese qe i japin qytatareve te drejten ti zgjedhin ata perfaqesuesit e tyre dhe jo kryetaret e partive.
Nje dite e rendesishme per demokracine shqiptare, nje ndryshim i nevojshem per te vendosur qytetaret te paret dhe jo kryetaret e partive.
A eshte e mjaftueshme? Padiskutim qe jo. Shume rruge ka akoma per te mundur te keqen ne kete vend por ky eshte fillimi dhe per te arritur deri ketu ne kemi luftuar shume. Ne jemi sulmuar, anatemuar, akuzuar por ne ja dolem qe ne rreth 16 muaj te ndryshojme nje sistem te cilen askush ne 12 vjec nuk kishte guxuar.
Beteja vazhdon.?-shkruan Andi Përmeti./ CNA.al





Lajmet e fundit nga