web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një tjetër firo te Skënderbeu, klubi i njohur prezanton... Enea Koliçin

29 Korrik 2020, 20:26, Sport CNA

Nuk kanë fund befasitë! Teksa Enea Kolicci është në fushë në sfidën mes Skënderbeut dhe Partizanit, klubi i Gjilanit që drejtohet nga trajneri Gentian Mezani, e prezanton si përforcimin e rri në merkato. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, gjilanasit raportojnë se pogradecari ka firmosur për 2 vite me skuadrën e re.

NJOFTIMI I KLUBIT:

ZYRTARE: Enea Koliçi futbollist i Gjilanit

Tiranë, 29 Korrik 2020-Gjilani ka arritur ti sigurojë shërbimet e portierit me përvojë të madhe, Enea Koliçi.

Ditën e sotme, portieri nga Pogradrci, Enea Koliçi ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë për dy vitet e ardhëshme si futbollist të Gjilanit.

Koliçi, prapa vetes ka mjaftë përvojë të madhe ku si futbollist kishte ?sigurar? portat e shumë skuadrave nga Greqia dhe Shqipëria.

Karrierën e tijë si futbollist, Koliçi, e nisi në Iraklis në Greqi, ku përpos skuadrës së lartëcekur ai kishte bërë paraqitje edhe me disa ekipe tjera greke si ajo e Olympiacos Volos, kurse në Shqipëri, Koliçi, kishte luajtur për ekipet e Flamurtarit, Kukësit e Skëndërbeut të Korçës.

Prezentimi i futbollistit të ri të skuadrës kuq e bardh në fanelen e Gjilanit, do të bëhet gjatë ditëve në vijim.





Lajmet e fundit nga