web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Andi Përmeti mesazh miqve demokratë/ Nëse doni të rrëzoni Ramën, festoni pak dhe punoni shumë

24 Korrik 2020, 19:51, Politikë CNA

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, përmes një reagimi në rrjetet sociale mbyl shkrimin e tij me fjalët, “Faleminderit që na u bashkuat në kauzën për lista të hapura”. Por, për të shkuar deri tek fundi i shkrimit, Përmeti liston një sërë festimesh të nxituara të demokratëve, ndërsa ilustron listën e “fitoreve” me foton e një fushe shahu.

“Nje kujtese per miqte e mi demokrate qe sot po festojne kerkesen e mirepritur te Bashes per lista te hapura si nje shah mat qe Basha i beri gjithkujt qe ka bere beteje per lista te hapura. Mos harroni:

– Festuat rrezimin e Rames me 16 shkurt dhe me pas festuat rrezimin e Rames mbas cdo proteste.
– Festuat anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit dhe me pas festuat bllokimin e zgjedhjeve te 30 qershorit
– Festuat fitoren me 85% te bashkive ne 30 qershor dhe me pas festuat fitoren e bashkive ne zgjedhjet e 13 tetorit.
– Festuat betimin e Bashes qe nuk ulej ne tryeze diskutimi me maxhorances pa futur Gjiknurin ne burg dhe me pas festuat uljen e Bashes ne tryeze me Gjiknurin.
– Festuat fitoren e Bashes ne sondazhin e nje medie qe hoqi sondazhin dhe me pas festuat kur drejtuesit e PD deklaronin ne cdo media qe Rama del parti e pare.
– Festuat thirrjen nderkombetare per te mos ndryshuar 5 qershorin dhe me pas festuat thirrjen e Bashes per te ndryshuar 5 qershorin.

Nje keshille miqesore: nese doni realisht te rrezoni Ramen festoni me pak dhe punoni me shume.
P.S. Faleminderit qe na u bashkuat ne kauzen per lista te hapura. /CNA.al





Lajmet e fundit nga