web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Astrit Patozi: U përkulën, tani janë në garë kush i hap listat më shumë

24 Korrik 2020, 16:58, Politikë CNA

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas propozimit të Lulzim Bashës për hapjen e listave 100 %. Sipas Patozit, erdhi dita, me hir a me pahir, që kundërshtarët e listave të hapura të dalin pro tyre.

“Rëndësi ka që tani listat e hapura nuk kanë më asnjë kundërshtar të rëndësishëm publik në Shqipëri. Dhe kjo është në fakt edhe mrekullia e kësaj kauze. Sepse i bëri të përkulen para saj me radhë një e nga një të gjithë “sulltanët” e mëdhenj të politikës. Me hir apo me pahir, kjo është një temë tjetër.
Nuk është barcaletë, por është fakt se pikërisht ata, që i mbanin mbyllur me njëqind dryna deri dje, sot janë në garë se kush t’i hapë më shumë”, shkruan Patozi në rrjetet sociale, ndërsa shton se kacafytja e zakonshme le të vazhdojë.

“Për të tjerat, s’ka problem. Le të vazhdojë kacafytja e zakonshme 30-vjeçare, se Shqipërisë më mirë i del në të gjitha rastet, kur ata zihen, se sa kur ulen e bëjnë pazar”. /CNA.al





Lajmet e fundit nga