web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sarri e merr me vete në ndeshjen e titullit, Vrioni gati të festojë sërish si bardhezi

23 Korrik 2020, 09:16, Sport CNA

Xhakomo Vrioni është grumbulluar në ndeshjen e sotme të Juventusit përballë Udinezes në transfertë. Për sulmuesin shqiptar nuk është e parë herë që grumbullohet nga trajneri Mauricio Sarri, të cilit duket se i ka lënë mbresa pozitive në stërvitje.

Kështu, 21-vjeçari do jetë pjesë e bardhezinjve në një takim shumë special, pasi në rast fitoreje, torinezët do t?i gëzohen titullit numër nëntë radhazi. Kështu, nëse gjërat do të shkojnë sipas planit, edhe Vrioni mund t?i gëzohet festës.

Ndërkohë, kjo nuk do të ishte festa e parë për Vrionin në ngjyrat bardhezi duke qenë se me të rinjtë, sulmuesi ia ka dalë të ngrejë lartë trofeun e Kupës së Italisë. Sakaq, në javët në vazhdim pas konfirmimit si kampion, trajneri Sarri mund edhe t?i japë shansin e debutimit të rinjve si Vrioni.





Lajmet e fundit nga