web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbledhja e Këshillit Politik nuk zgjat as 40 minuta/ Murrizi: S’kishim me kë të debatojmë

22 Korrik 2020, 16:01, Politikë CNA

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik, e thirrur ditën e sotme nga mazhoranca. Mbledhja pa praninë përfaqësuesve nga PD dhe LSI nuk ka zgjatur as 40 minuta .

Në fjalën e tij për mediat përfaqësuesi i opozitës parlamentare Myslim Murrizi, tha se ekspertët zgjedhore të pranishëm në mbledhje, u shprehën se votimi i ndryshimeve kushtetuese në 30 korrik nuk e prek marrëveshjen e arritur në 5 qershor për reformën zgjedhore.

?Nuk ka debate se s?kemi me kë debatojmë, ekspertët thanë se edhe nëse në datë 30 do të votohen ndryshimet kushtetuese, nuk preket asgjë nga marrëveshja e ?1 qershorit?, po 1 qershori, ditë feste.

E vetmja nismë ligjore që ka deformuar demokracinë në Shqipëri, është 21 prilli i 2008, që shqiptarëve iu është mohuar e drejta e zgjedhjes. Shqiptarët janë kthyer thjesht në votues, jo zgjedhës. Kështu që ndryshimet rregullojnë demokracinë, votën, aq sa mundet në Shqipëri? , u shpreh Murrizi./CNA.al





Lajmet e fundit nga