LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Mediat e Vjollca Hoxhës, akuzuan biznesmenin Arben Reli, për miqtë e historive rozë që i kanë 400 mijë euro borxh

21 Korrik 2020, 14:35, Politikë CNA

Skandali/ Mediat e Vjollca Hoxhës, akuzuan biznesmenin Arben Reli, për

Vjollca Hoxha kërkon të shpëtojë historitë rozë, me mospagimin e borxhit 400 mijë euro

Ashtu siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë, emisioni Fiks Fare i kushtoi dy puntata një çështje krejtësisht private, një marrëdhënie mes dy biznesmenëve, e cila ishte në një process gjyqësor.

Dy puntata ku u thanë shumë gënjeshtra, shumë të pavërteta, thjeshtë dhe vetëm sepse ky ishte interesi i miqve të Vjollca Hoxhës, pronares në minorancë të Top Channel, dhe historive rozë që atë e ndjekin nga pas.

Ishte rasti i parë që Top Channel u mor peng nga historitë e vajzave të show bizz, që ne vend të menaxhojnë një televizion në interes të publikut e kthyen atë në shërbim të çështjeve të tyre, që fillojnë në Monte Carlo, shkojnë në Itali, dhe përfundojnë ndoshta në kazinotë e Malit të Zi dhe Selanikut.

Çfarë ka ndodhur?

Fiks Fare dhe dy puntata në lidhje me një objekt të ndërtuar në Moravë të Korçës. Një debat pronësie mes dy personave, ku njëra palë ia njeh palës tjetër përqindjen e saj, por pala tjetër, pa investuar asnjë para kërkon të rrëmbejë gjithçka të hedhur në një plan zhvillimi për zonën, nga biznesmeni tjetër ortak.

Skenarë me akuza mbi ndërtime pa leje, që në fakt nuk është aspak e vërtetë. Ekzistojnë të gjithë dokumentet por dikush ka zgjedhur të gënjejë shqiptarët se ashtu do shoqja Vjollca.

Të dhëna të nxjerra nga ekspertë fallco, në një emision televiziv, totalisht i pavartetë, pasi nuk ekziston një, por aq dokumenta mbi Vjollcën dhe emisarët e saj, të cilat ne do tua tregojmë ditë pas dite për të treguar se ?ënjeshtra e urdhëruar smund të fitoje mbi të vërtetën.

Pra, Fiksi gënjeu publikisht, ose të paktën u keqpërdor publikisht për interesat e historive rozë të Vjollca Hoxhës, që lidhen me Sefedin Bajraktarin, babin e Vis dhe Shpresim Bajraktarit. Se kush janë këta dy persona mjafton të kërkoni në rubrikat e shoë bizz, për të kuptuar detajet.

Dokumenti akuzues

CNA.al ka  kontaktuar përfaqësues ligjorë të Arben Relit dhe familjarë të tij, të cilët nuk pranuan të prononcohen në lidhje me ngjarjen, duke theksuar se “ndryshe nga Fiksi i cili është përdorur në mënyrë të turpshme, duke ndërhyrë gjatë një proçesi për ndarjen e një pronësie në Gjykatë, apo duke ushtruar shantazh publik ndaj institucioneve dhe kontrollit që po bëhet nga Kryeministria që nga Kadastra e Korçës dhe në çdo hallkë dhe zinxhir të këtij institucioni, kemi vendosur të heshtim.

“Ne nuk do të themi asnjë fjalë, nuk do t’i përgjigjemi asnjë sulmi, as në fletoren e falimentuar të Vjollcës që ajo e përdor për shantazhe dhe presion”.

Sipas këtij ddokumenti duket qartë firma e Sefedin Bajraktarit, i cili ka marrë nga zoti Arben Reli një shumë prej 400 mijë eurosh borxh në vitin 2009.

Burimi i familjes i tha CNA.al se është pikërisht kjo shumë parash, e cila ka detyruar familjarët e tij por edhe Vjollcën e historive rozë nga familja Bajraktari, që të sulmojë prej disa muajsh Arben Relin. Por, së fundi përtej fletushkave të falimentuara, për sulme është përdorur edhe emisioni Fiks Fare.

“Sqarimet në lidhje me këtë emision do t’i japim në ditët në vijim. Por, po iu ofrojmë një dokument ekskluziv, i cili tregon se miqtë e Vjollca Hoxhës i detyrohen Zotit Arben Reli të paktën 400 mijë euro. Ky i fundit sumua disa he?ë nga gazeta Shqip por edhe nga emisioni Fiks Fare.

Ky dokument tregon qartë se detyrimi i Sefedin Bajraktarit është gati gjysëm miliardi lekë, të cilat nuk janë paguar prej gati 10 vitesh. Dhe është pikërisht kjo shumë parash e kërkuar nga Arben Reli që ka nxitur më pas sulmet, akuzat dhe shpifjet e pandalura ndaj tij.

Përfshirë këtu edhe investigimin e bërë në Moravë të Korçës, me një biznesplan dhe një shumë të konsiderueshme investimi e cila është miratuar në disa dokumenta nga Sefedin Bajraktari, i cili kërkon të rrëmbejë gjysmën e pronësisë me skema dhe skenarë, të cilët nuk mundet t’i shpëtojnë dot drejtësisë”.

I njëjti burim gjithashtu theksoi se “gjithë sulmet e javëve të fundit apo muajt e fundit, jo vetëm nga Fiksi por edhe nga mediat e tjera të kontrolluara nga Vjollca Hoxha do të përfundojnë në sistemin e drejtësisë.

Nga hallka e parë tek ajo e fundit. Çdo institucion i përfshirë, i cili me apo pa dije ka vepruar në shkelje të ligjit duke shfrytëzuar postin publik, pas shantazhit të bërë në media, do të mbajë përgjegjësi ligjore. Paditë janë çuar një e nga një në Gjykatë, përfshirë këtu edhe Kadastrën e Korçës, apo dhe drejtuesit në Tiranë. Të tjerë dp çohen në SPAK.”

Nga ana tjetër përgjegjësi ligjore sipas familjarëve të Relit, “do të mbajnë edhe mediat që janë përdorur si shantazh, pa shkuar te gjobëvënia si akuzë”, sepse maksimumi, tha i njëjti burim ne e kemi konsideruar si “qokë ndaj historive rozë ku është parë peng Vjollca Hoxha. Më tej gjithçka le ta thotë drejtësia dhe institucionet e saj”./ CNA.al

Vëzhgimi/ Zbulohen “armiqtë” e Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit

Çfarë halli ka Vjollca Hoxha në majë të Moravës?!

Lajmet e fundit nga