web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Menaxheri zbulon të ardhmen e Ngosë, ja çfarë do të ndodhë me sulmuesin anglez

17 Korrik 2020, 11:00, Sport CNA

E ardhmja e Majkëll Ngo është një nga të panjohurat e Tiranës për sezonin e ardhshëm. Britaniku deri në këtë pikë të sezonit ka rezultuar një nga lojtarët kyç të bardhebluve, duke qenë se ka kontribuar me 12 gola dhe 15 asiste.

Sakaq, menaxheri i 27-vjeçarit, Mario Cenolli i ftuar në emisionin ?Pressing? ka theksuar se Ngo për momentin mendon vetëm të fitojë kampionatin e Kupën e më pas do të ulet në bisedime. Ndërkohë, duke qenë se më parë ka pasur zëra edhe për ofertë ndaj Ngos nga klube të tjera të Superiores, Cenolli shprehet me siguri se në Shqipëri, sulmuesi luan vetëm për Tiranën.

?Dëshira e Ngo për momentin është që të fitojë titullin kampion me Tiranën, por tani që janë në Kupë do të fitojë edhe këtë trofe. Ne do të ulemi me drejtuesit e klubit pas kampionatit për të folur rreth së ardhmes dhe nëse gjendet akordi, e nëse klubi do tregojë dëshirën për ta mbajtur atëherë Ngo do të qendrojë. Në Shqipëri, Ngo luan vetëm për Tiranën?, u shpreh Cenolli.





Lajmet e fundit nga