web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtori i Burgjeve i pret shpresën Zani Çaushit/ Nuk është rehabilituar, mund t’i rikthehet krimit

15 Korrik 2020, 16:13, Kronika CNA

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Zani Çaushi ka kërkuar lirimin me kusht dhe pritet që në seancën që do të mbahet më 17 korrik të paraqesë provat mbi të cilat mbështet kërkesën e tij.

Mirëpo vetëm dy ditë para seancës gjyqësore, Drejtori i Përgjithshëmi Burgjeve, Agim Ismaili, i ka prerë shpresat Çaushit.

Në një prononcim për Report Tv, Ismaili tha se Çaushi nuk ofron garanci dhe nuk të bind që është rehabilituar.

Drejtori i Përgjithshëmi Burgjeve paralajmëron se nëse del mund t?u rikthehet aktiviteteve kriminale.

?Është një merak i drejtë. Publiku është sensibilizuar me median. Hapësirat ligjore janë për një kategori dhe nëse një individ kalon këtë kalvar është diçka pozitive, pasi konsiderohet i rehabilituar. Por kur kjo ndodh me blerjen e drejtësisë? ajo që haset më shpesh është punësimi fiktiv i të burgosurve. Kjo ka qenë gjithmonë për të burgosur që impononin rregullat e tyre.

Kemi referuar materiale. Ne kemi qëndrim për çdo kërkesë. E kam paraysh edhe rastin e Myrteza Çaushit. Institucioni i burgut të Drenovës ka paraqitur një kërkesë që duhet t?i refuzohet kërkesa. Dhe kjo nuk ka lidhje me të shkuarën e tij, sepse ne dimë ta ndajmë atë që ka bërë ai jashtë, me veprimtarinë brenda. Jeta aty nis nga e para dhe askush nuk paragjykohet. Ai nuk ofron garanci dhe nuk të bind që është rehabilituar. Nëse del mund t?u rikthehet aktiviteteve kriminale?, deklaroi Ismaili./ CNA.al

?Kam fëmije të mitur, dua të punoj?/ Zani Çaushi kërkon lirinë

Zani Çaushi kërkon lirinë/ Lala: Ka bërë masakra, ekziston rreziku t?i kthehet aktivitetit kriminal





Lajmet e fundit nga