Kronika
“Kam fëmije të mitur, dua të punoj”/ Zani Çaushi kërkon lirinë

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Zani Çaushi ka kërkuar lirimin me kusht.
Më datë 17 korrik, Zani Çaushi do të paraqesë në seancë provat mbi të cilat mbështet kërkesën e tij.
“Jam rehabilituar, kam fëmijë të mitur dhe do të punësohem nëse më lirojnë”.
Janë këto disa nga pretendimet e Myrteza (Zani) Çaushit i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për një sërë krimesh të kryera në vitin famëkeq 1997.
Aktualisht ai po vuan dënimin në Burgun e Drenovës./CNA.al