Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Derbi është lavdi. Derbi është nder. Derbi i kryeqytetit është qytetari. Nuk do të jetë festë për shkak të mungesës së tifozëve, ama do të jetë llogari e pastër. Në lojë nuk janë vetëm 3 pikë, por në diskutim kjo ndeshje vendos dy objektiva madhorë: Nga një anë titullin e munguar prej një dekade.
Nga ana tjetër, zonën e Kupave të Europës. Përtej lavdisë për një fitore përballë njëra-tjetrës, Partizani dhe Tirana kanë llogari të ndryshme ku rrugëtimet e secilës kalojnë nga sfida e të premtes që do të luhet në ?Air Albania? në orën 20:45. ?Panorama Sport? analizon se si mund të jenë llogaritë e dy kryeqytetaseve, referuar skenarëve idealë në të dyja këndvështrimet për këtë përballje të vlefshme në javën e 33-të të Kategorisë Superiore.
PSE I DUHET PARTIZANIT
Të gjithë e dinë që në kampin e kuq, kënaqësia për t?i prishur punë Tiranës në rrugëtimin për titull, do të ishte edhe më e madhe sesa kënaqësia e një suksesi të vetë ekipit kampion në fuqi.
? Meqë po flasim për llogaritë, për të kuqtë mund të konsiderohet treni i fundit për Europën. Momentalisht, gara e Partizanit është me vendin e katërt dhe Laçi këtë fundjavë do të përballet me Luftëtarin. Teorikisht, pa e paragjykuar, kurbinasit kanë shansin që ta çojnë në +7 pikë distancën me të kuqtë.
Kësisoj, 3-pikëshi ndaj Tiranës do të ishte jetik për këtë objektiv dhe për ta mbajtur të palëvizur diferencën me kurbinasit. Në vijim, Partizani ka dy transferta në Durrës përballë Teutës dhe të fundit në Korçë, ndaj me Tiranën dhe Vllazninë, për të kuqtë mund të konsiderohen si dy detyra shtëpie.
? Derbi vendos shumë për moralin e një skuadre dhe duke ditur këtë, ekipi i Adolfo Sormanit do të kërkojë maksimumin në mënyrë që në Durrës të shkojë me qetësinë dhe karikimin maksimal. Aq më tepër, kur dihet që këtë javë, Teuta e vendit të tretë do të përballet me Kukësin, i cili luan katër finalet e shpresës për të tentuar titullin deri në fund.
? Kësisoj, përveçse duhet siguruar maksimumi ndaj bardhebluve, Partizani ka shansin të shkëmbejë dhuratat me verilindorët, duke u ?kërkuar? atyre që të mundin Teutën.
? Në bazë të këtij skenari perfekt për të kuqtë, përballja direkte me Teutën pasardhëse, vendos shumë për një rokadë hipotetike me bregdetarët.
? Një tjetër arsye që kanë të kuqtë, është edhe revanshi ndaj bardhebluve. Fitorja në fazën e dytë e Tiranës u dha një goditje të kuqve të cilët pas 13 dhjetorit pësuan një pikiadë historike rezultatesh.
? Nëse mund të pranohet edhe një llogari tjetër, Partizani shpreson që krahas gjithçkaje të përmendur më sipër, të presë që një mes Tiranës, Kukësit dhe Teutës të fitojnë Kupën e Shqipërisë, në mënyrë që vendi i katërt të jetë bileta e fundit për në Europë. Kështu do të shtoheshin edhe më shumë shanset e të kuqve për të realizuar objektivin.
? Në fund, por sigurisht jo për nga rëndësia, kjo është mundësia e fundit që Partizani të shpaguajë përballë tifozëve ecurinë e papranueshme të këtij sezoni si ekipi kampion në fuqi. Kuptimplotë është edhe thirrja që u bëri ish-portieri Orges Shehi: Më mirë një derbi i fituar sesa kampionati?
PSE I DUHET TIRANËS
Një derbi nuk luhet, por fitohet. Jo vetëm kaq, por ka një mijë e një arsye pse duhet fituar. Kush më mirë se Tirana e di këtë? ? Për titullin e munguar. Në mënyrë që të arrijë deri te trofeu, Tirana futet në këtë derbi për dy rezultate, barazim ose fitore. Duhet thjesht të evitohet humbja e dytë radhazi në kampionat.
? Duke llogaritur hipotetikisht katër fitore të Kukësit deri në fund të kampionatit, Tirana ka nevojë për shtatë pikë që të shpallet kampione. Ndaj, teksa ka përballë të kuqtë, minimalisht duhet të dalë me një pikë nga ky 90- minutësh. Më pas, në 3 ndeshjet e mbetura me Laçin, Flamurtarin dhe Bylisin të koleksionojë të paktën 2 fitore.
? Për titullin e nderit. Do të ishte mrekulli nëse matematikisht hapnin shampanjën e titullit për ta shkurorëzuar Partizanin, por nuk mund të ndodhë. Sidoqoftë, të mundin kampionët në fuqi në fazën e katërt, do të ishte një lavdi më shumë në sezonin e 100-vjetorit.
? Për të sheshuar jo pak tymnajën dhe zhurmën e krijuar këtë javë nga sfida e Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit.
? Nuk ka dy pa tre. E në bazë të këtij pohimi, Tirana do të synojë fitoren e tretë radhazi në derbi. Pas disfatës 1-2 në fazën e parë, fitoret 1-2 dhe 5-1 në dy përballjet në vijim presin edhe një triumf të tretë.
? Për moral. Humbja në Kupë ndaj Bylisit dhe sidomos ajo ndaj Kukësit, kërkojnë një përgjigje. Tirana do të rikuperonte gjithçka për sa i përket moralit, në rast të një fitoreje me Partizanin.
Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, doli ditën e sotme në konf...
Ditën e sotme u mbajt në ambientet e FSHF-së mbledhja e Komu...
Arjen Robben e ka lavduar tej mase ish-trajnerin e tij te Ba...
Mbrojtësi Deian Boldor, i cili në verën e shkuar u huazua ng...
Hysen Dedja ka bindjen se Vllaznia e tij është e aftë që të ...
“Me të ardhurat nga stadium mund të blihet një skuadër e tër...
Ora e gjyqit, apo epoka para gjyqit. Pas llomotitjeve dhe ak...
Bajerni i Mynihut nuk ndalet në merkato, edhe pse ajo nuk ka...
Deian Boldor dhe Besnik Ferati kanë mbyllur praktikisht sezo...
Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, mbeti i shtrirë për di...
Federata Shqiptare e Futbollit heziton të përgjigjet nëse do...
Rezultatet e fundit dhe situatat jo të mira të krijuara, duk...
Pozitiviteti i dy lojtarëve Boldor e Ferati, që kanë shfaur ...
Klubi Tirana është i qartë në lidhje me fatin e derbit mes P...
Barcelona e ka fituar minimalisht 1-0 mbremjen e sotme derbi...
Dy futbollistë të Partizanit, Deian Boldor dhe Besnik Ferati...
Në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi i Partizanit ka konfir...
Klubi i Prishtinës ka kërcënuar se do të tërhiqet me shumë m...
Partizani i ka provuar të gjithë të zezat këtë sezon, vetëm ...
Daniele De Rosi i ka të qarta planet për të ardhmen e tij. A...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...