web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lamtumirë "San Siro", ja kur do jetë gati stadiumi i ri i Milanos

9 Korrik 2020, 11:50, Sport CNA

?Me të ardhurat nga stadium mund të blihet një skuadër e tërë?: me këtë frazë të rëndësishme, gjatë intervistës për Corriere della Sera, presidenti i Milan Paolo Scaroni është kthyer të nënvizojë rëndësinë strategjike për të patur në kohë të arsyeshme një impiant të ri, San Siron e ri në dispozicion të kuqezinjve e të Inter.

Një cështje tashmë, mes hapjeve e mbylljeve, që zvarritet prej kohësh por që për Scaronin ka marrë drejtimin e duhur: ?Besoj se jemi në rrugën e duhur. Komuna na ka bërë një propozim që nuk na pëlqen shumë sepse ka reduktuar kërkesat tona për ndërtim, por që i pranuam sepse duhet të zgjidhim pjesën politike të cështjes?.

?Sot jam optimist me arsye, më duket se Komuna ka përqafuar projektin për të patur një stadium të ri e edhe opozita e sheh në favor?. Parashikimi për projektin duket se është ai i fillimit, por duket se nuk bëhet fjalë më vetëm për aludime:

?Stadiumi do të jetë gati për 2024. Do të ketë një fazë në të cilën stadiumi i ri do të kompletohet e San Siro ende në këmbë: do të vendosë kryebashkiaku ku të kryejë ceremoninë (e Olimpiadës Dimërore), më duket e cuditshme të mos përdoret impianti i ri. Pastaj do të nisë rifunksionalizimi i San Siros, që do të kushtojë 74 milionë euro e do të lejojë të shpëtojmë pjesë të stadiumit të vjetër në një park për sportin?.





Lajmet e fundit nga