Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
* Më 8 korrik 1947, gazeta ?Roswell Daily Record? botoi një artikull në faqen e parë me titull ?Forcat ajrore amerikane, kapin një disk fluturues në Rozuell?. Ai moment shënoi lindjen e legjendës më të famshme amerikane me alienët.
Sot, shumë teoricienë të konspiracionit e konsiderojnë të ashtuquajturin ?Incidenti Rozuell?, si një nga provat më të dukshme se qeveria amerikane e ka fshehur ekzistencën e jetës aliene në Tokë. Muajin që pasoi, mijëra njerëz nga e gjithë bota shkuan në atë qytet.
Po çfarë kishte ndodhur? Më 7 korrik 1947, rreth 120 km në veri të qytetit Rozuellit në Nju Meksiko, reliket e një projekti sekret të Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane u gjetën në një fermë nga fermeri Uilliam Brazel. I intriguar nga ideja e disqeve fluturuese, Brazel mblodhi disa nga reliket dhe shkoi në Rozuell, ku vuri në dijeni sherifin e zonës Xhorxh Uilkoks.
Ky njoftoi menjëherë bazën e forcave ajrore amerikane në Rozuell, që nga ana e saj dërgoi menjëherë agjentët e saj për të vizituar fermën, por jo përpara se lajmin ta merrte vesh media lokale.
Më 8 korrik 1947, Forca Ajrore Amerikane, lëshoi ??një deklaratë për shtyp duke thënë se një ?disk fluturues? ishte rrëzuar në një fermë afër Rozuellit gjatë një stuhie të fuqishme. Më vonë gjatë ditës, kur shkencëtarët e qeverisë arritën në zonë, historia duket se ndryshoi.
U mbajt një konferencë për shtyp, ku u tha se ishte rrëzuar jo një disk, por një balon që përdoret për parashikimin e motit. Gazetarëve iu treguan mbeturinat, që u tha se ishin marrë nga zona e përplasjes, të cilat duket se konfirmonin se objekti kishte qenë pikërisht një balon meteorologjik.
Sipas variantit zyrtar, balona ishte pjesë e një prove eksperimentale nën emrin e koduar ?Mogul Project?. Në fakt ky projekt sekret, ishte krijuar për të zbuluar në atmosferën e sipërme të tokës zhurmat e prodhuara nga testet bërthamore të Bashkimit Sovjetik.
Por varianti zyrtar nuk bindi shumë njerëz.
Disa njerëz pretenduan se kishin parë mbeturina të shpërndara në një zonë të gjerë, dhe të paktën njëri prej tyre raportoi se kishte parë një mjet fluturues, që kishte marrë flakë në qiell pak para se të rrëzohej. Por dëshmia kryesore erdhi nga Glen Denis, që pretendoi në vitin 1989 se një mik i tij që punonte si infermier në bazën ajrore të ushtrisë amerikane në Rozuell, kishte hyrë rastësisht në një dhomë ekzaminimesh, duke parë mjekët që po analizonin trupat e 3 krijesave.
Ato ngjanin shumë me njerëzit, por kishin trupa më të vegjël, me krahë të hollë dhe koka gjigante tullace. Në vitin 1995, Rej Santili, një biznesmen me banim në Londër, bëri publike ???pamjet? e autopsisë mbi alienët e realizuar në Rozuell në vitin 1947. Ekspertët i hodhën menjëherë poshtë si një mashtrim, dhe vetë Santili e pranoi vite më vonë se ishte thuajse plotësisht një mashtrim.
Gjithsesi, ai këmbënguli që pamjet e vërteta ekzistonin, por për shkak të cilësisë së tyre të dobët, ai kishte qenë i detyruar t?i rikrijonte ato. Videoja e rreme e Santilit u shfaq vetëm një vit pas daljes në kinema të filmit ?Close Encounters of the Third Kind?, në lidhje me një komplot qeveritar që mbulon vizitat e alienëve në Tokë.
Filmi doli në kinematë e SHBA-së në nëntorin e vitit 1995, dhe vitin tjetër në Britaninë e Madhe. Atë vit pati 750 pretendime për shikime UFO-sh vetëm në Britani, një shifër kjo rekord. Duke parë raportimet mbi UFO-së nga të dy anët e Atlantikut, ekspertët thonë se ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis filmave të famshëm me alienë, dhe pretendimeve për parjen e UFO-ve në votën reale.
Të dhënat jozyrtare, të siguruara nga Qendra Kombëtare e Raportimit të UFO-ve në Amerikë, sugjerojnë se shikimi i UFO-ve është ritur dalëngadalë në SHBA që nga vitet 1970, duke u rritur gjithnjë e më shpejt sidomos që nga fillimi i viteve 1990.
Një shpjegim i mundshëm për këtë, është se qendra e raportimit u bë më e njohur dhe më e lehtë për t?u kontaktuar, me ardhjen e teknologjive të reja si faksi dhe interneti. Në vitin 2014, ?The Economist? analizoi të dhënat e disponueshme në vitet 2000-2014, dhe zbuloi se shumica e raportimeve kishin ndodhur nga njerëzit e dehur.
Në vitin 1994, Agjencia e Sigurisë Kombëtare në SHBA, botoi më në fund një raport të thelluar mbi ngjarjen, duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e një komploti. Ndërkohë pas një analizë të hollësishme të incidentit të Rozuell, shumë ekspertë besojnë se qeveria amerikane nxiti pa dashje interesin për teoritë e komplotit, dhe dyshimet se ushtria amerikane ishte përfshirë në fshehjen e një ngjarje./ Theweek-Përshtatur nga CNA.al
Nga Donald Trump* Nuk mund të ketë vend më të mirë për të fe...
Rrezikut që infektimet e reja të dalin jashtë kontrollit, dh...
Nga H. R. McMaster* Në dekadat që pasuan tërheqjen e SHBA-së...
Nga Jochen Bittner – “The New York Times”Hamburg, Gjermani –...
Nga John Cappello & Ari Mittleman “Modern Diplomacy”Anulimi ...
Nga Victor Davis Hanson “National Riview”Përfitim nga kaosi,...
Brus Li sakrifikoi veten e vet në gjithçka që bëri. Kur zbul...
Bota ka qenë e shqetësuar prej vitesh për sëmundjet pandemik...
Ishte 4 korriku i vitit 1776 kur Shtetet e Bashkuara shpallë...
Nga Adam Taylor “The Washington Post”Presidenti rus Vladimir...
Xhim Morison ishte këngëtar dhe shkrimtar, vokalisti kryesor...
Profesor Piter Piot, që ndihmoi në zbulimin e sëmundjes së E...
Nga Mohamed Almezel “Gulf News”Në vitin 1453, në kulmin e fu...
Njerëzit kanë ngrënë jashtë shtëpisë për mijëvjeçarë, duke b...
Nga Ayaan Hirsi Ali “The Wall Street Journal”Zemërimi është ...
Koronavirusi i ri- SARS-CoV-2 – mund të ketë qarkulluar në E...
Me mbi 2 milionë raste pozitive në SHBA, që nga fillimi i pa...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Të akuzosh një kryetar shte...
Nga David Limbaugh “Fox News”* Të paktën 600 punonjës polici...
Shumë të vjetër, shumë të bardhë, shumë meshkuj. Thirrjet pë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...