LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifra shqetësuese nga RMV/ Rritet numri i viktimave dhe rasteve te reja me Covid

4 Korrik 2020, 12:49, Kosova & Bota CNA
Shifra shqetësuese nga RMV/ Rritet numri i viktimave dhe rasteve te reja me

Në Maqedoninë e Veriut numri i personave të infektuar me koronavirus vazhdon të mbetet shumë i lartë.

Sipas të dhënave të publikuara në vend janë regjistruar 165 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që shtatë persona kanë humbur jetën dhe 128 janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve që nga fillimi i epidemisë deri më tani ka arritur në 6 787 raste, 328 të vdekur dhe 2 876 janë shëruar.

Autoritetet dhe punonjësit shëndetësorë u bëjnë thirrje vazhdimisht qytetarëve që të mos grupohen, të mbajnë distancë prej dy metrash, të mbajnë maska mbrojtëse ose të mbulojnë gojën dhe hundën, t?i lajnë ose t?i dezinfektojnë shpesh duart, sepse, siç theksojnë ata, kjo është mbrojtja themelore kundër përhapjes së rritur të virusit./CNA.al

Lajmet e fundit nga